LAJMI I FUNDIT:

Prishtina vendos për shtyrjen e ndeshjes miqësore me Genoan (Foto)

Prishtina vendos për shtyrjen e ndeshjes miqësore me Genoan (Foto)

Klubi futbollistik, Prishtina ka vendosur që ndeshja miqësore e propozuar nga skuadra e njohur italiane, Genoa, të zhvillohet në një datë tjetër.

Klubi i njohur italian para disa ditëve kishte kërkuar me anë të një ftese nga klubi më i trofeshëm kosovar, Prishtina, një ndeshje miqësore.


Genoa ftesë Prishtinës për ndeshje miqësore në Kosovë
Lexo po ashtu Genoa ftesë Prishtinës për ndeshje miqësore në Kosovë

Prishtina thuhet se e ka shqyrtuar mirë këtë kërkesë të Genoas, por vendimi i tyre final ka qenë që ndeshje të zhvillohet me një datë tjetër dhe jo me 6 gusht.

Arsyet e shtyrjes së kësaj miqësore sipas klubit kryeqytetas janë shkaku i mungesës së infrastrukturës dhe shpresojnë në mirëkuptim të Genoas, dhe në vizitën që do iu bëj klubi italian në muajin e ardhshëm do të vendosin për një datë të re për zhvillimin e kësaj miqësore.

Ka punuar me Benitezin dhe ka stërvitur yje të mëdha si Cavani e Hamsik, tani fillon punën te KF Prishtina (Foto)
Lexo po ashtu Ka punuar me Benitezin dhe ka stërvitur yje të mëdha si Cavani e Hamsik, tani fillon punën te KF Prishtina (Foto)

Bardhekaltrit kanë bërë me dije se tifozët e skuadrës, por edhe futbolldashësit do të njoftohen me kohë kur të merren vendimin për datën e re të ndeshjes miqësore.

Komunikatë nga Bordi drejtues i FC Prishtinës

Prishtinë, 28 korrik, 2017 – Pas ftesës së ardhur nga klubi i madh italian, Genoa, Bordi drejtues i FC Prishtina ka shqyrtuar dhe duke parë të gjitha rrethanat ka marrë vendim.

Së pari falënderon klubin italian Genoa për gatishmërinë e saj që me ndeshje miqësore të nderoj FC Prishtinën që do të duhej të zhvillohej më 6 gusht. Kjo ndeshje, me mirëkuptimin edhe të skuadrës së Genoas, shtyhet për një moment më të volitshëm ku data do të caktohet me rastin e vizitës së përfaqësuesve të klubit Genoa në Prishtinë më 9 gusht.

FC Prishtina iu njofton se shtyrja e datës së zhvillimit të kësaj miqësoreje është bërë për mungesë të infrastrukturës ku do të mund të zhvillohej kjo ndeshje, sepse stadiumi i qytetit ende është në rinovim e sipër.

Ndërsa, alternativa e vetme, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, me rastin e ndeshjes me Norrkoping, na ka bindur se është shumë vështirë dhe gati e pamundshme të zhvillohet atje. Arsyet janë të shumta si distanca relativisht e madhe, punimet në rrugë dhe vështirësitë e mëdha që adhuruesit tanë prishtinas të na ndjekin nga afër.

Andaj, pas përfundimit të punimeve në stadiumin tonë edhe ndeshje do të bëhet e mundur dhe për datën e zhvillimit të kësaj ndeshje ju njoftojmë me kohë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori