LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump do ta forcojë arsenalin bërthamor amerikan

Presidenti Trump do ta forcojë arsenalin bërthamor amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri të ditur sot se dëshiron ta forcojë arsenalin bërthamor amerikan, për t’u siguruar se Shtetet e Bashkuara të jenë lider në këtë drejtim, për shkak se siç tha ai, SHBA-të kanë ngecur në kapacitetet e këtij lloji armatimi.

Presidenti Trump, gjatë një interviste për Reuters, është ankuar ndaj dislokimit te raketave balistike nga Rusia dhe për shkelje të traktatit për kontrollin e armëve, ndërsa ka premtuar se për këto çështje do të flas homologun rus, Vladimir Putin, kur ata të takohen.