LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Për zgjedhje vendosin Kuvendi dhe qytetarët, e jo dikush nga jashtë

Poposki: Për zgjedhje vendosin Kuvendi dhe qytetarët, e jo dikush nga jashtë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot në Bruksel kishte takim me më shumë eurodeputetë dhe mori pjesë në konferencën në Parlamentin Evropian, kushtuar viktimave të Holokaustit, njofton korrespondenti i AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga qendra e Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë së Maqedonisë dërgoi edhe mesazh në raport me disa presione të huaja për atë nëse dhe kur duhet të ketë zgjedhje të reja parlamentare me qëllim të daljes nga kriza politike në Maqedoni.


“Nuk mendoj se vendimin për atë nëse do të ketë zgjedhje dhe kur do të ndodhin ato duhet ta sjellë dikush jashtë Republikës së Maqedonisë. Ky është vendim që duhet ta sjellim në Republikën e Maqedonisë dhe mënyra e vetme në të cilën mund të arrijmë marrëveshje rreth kësaj është përmes institucioneve demokratike. Me fjalë të tjera, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vendos, qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë të japin mandat për një vendim të këtillë”, porositi ministri Poposki në Bruksel.

Nikolla Poposki, sot mori pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Drejtësia e Papërfunduar: Drejtësi dhe kujtim” dedikuar vuajtjeve dhe përndjekjes ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që u mbajt në Parlamentin Evropian në Bruksel. Këtë konferencë së bashku e organizuan Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe Aleanca e liberal demokratëve në PE (ALDE), ndërsa atje Poposki e dha porosinë se Maqedonia është shembull si një shtet mund të bëjë një dosje të mirë në pjesën e kujtimit, të drejtësisë së pronave dhe në pjesën e arsimit lidhur me Holokaustin dhe me fatin e hidhur të hebrenjve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori