LAJMI I FUNDIT:

‘Play-off’ në NBA, Cleveland në gjysmëfinalet e Lindjes

‘Play-off’ në NBA, Cleveland në gjysmëfinalet e Lindjes
Getty Images

Clevelandi është skuadra e parë që kalon në raundin e dytë të ‘play-off’ në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Skuadra kampione në fuqi fitoi sërish ndaj Indianas, 106-102, për të mbyllur serinë e përballjeve me Pacers, 4-0, dhe duke prerë biletën për gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes.

LeBron James, me 33 pikë e 10 topa në tabelë dhe Kyrie Irving, me 28 pikë, i dhanë krahë Cleveland për të regjistruar edhe këtë fitore ndaj Pacers, të cilës i mbetet vetëm keqardhja për mungesën e saktësisë në gjuajtje nga distanca e tri pikëve të George, që do të çonte ndeshjen në kohë shtesë, transmeton Top Channel.


Tani, Cleveland është në pritje të kundërshtarit të radhës, që do të dalë nga sfida mes Torontos dhe Milwaukee, e cila është në barazim të plotë 2-2.

Në Konferencën e Perëndimit, Houston i afrohet gjithnjë e më shumë kualifikimit për në raundin tjetër. Skuadra teksane fitoi ndeshjen e katërt ndaj Oklahomës në “Chesapeake Energy Arena”, me rezultatin 113-109, duke thelluar avantazhin në 3-1.

Heroi i “Rockets”, në mënyrë të papritur u bë Nene. Braziliani shënoi 28 pikë në këtë ndeshje, duke e zëvendësuar mjaft mirë James Harden, i cili ishte në hije. Për Oklahomën nuk mjaftuan 35 pikët e Russell Westbrook, për të evituar këtë humbje të “Thunders”.

Barazohet situata edhe në përballjen mes Bostonit dhe Chicagos. Në United Center, Celtics iu imponua Bullsave, duke i mposhtur me rezultatin 104-95, për ta çuar bilancin e përballjeve mes tyre në 2-2.

Bostoni fitoi periodën e parë 30-18 dhe kjo duket se i mjaftoi për të siguruar këtë sukses. Thomas me 33 pikë dhe Horford me 12 topa në tabelë ishin më të mirët në parket për Bostonin, ndërkohë që për Chicagon spikati Jimmy Buttler me 33 pikë, statistika që nuk shërbyen aspak në fund të ndeshjes.

Ekuilibri vihet edhe në përballjen mes Los Ageles Clippers dhe Utah Jazz, me këtë të fundit që fitoi sfidën e katërt me rezultatin 105-98, duke e çuar serinë e ndeshjeve në 2-2. Johnson ishte më i miri për Utah me 28 pikë të shënuara, ndërkohë që për “Clippers”, Paul e mbylli sfidën me 27 pikë e 12 asiste.

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori