LAJMI I FUNDIT:

Pamje të frikshme: Shpërthen cisterna e gazit, mbesin të vdekur dy punëtorë (Video,+18)

Pamje të frikshme: Shpërthen cisterna e gazit, mbesin të vdekur dy punëtorë (Video,+18)

Filmimi i një shpërthimi që thuhet se vrau dy punëtorë në një fushë ruse të naftës dhe gazit në Siberi, është shfaqur në internet.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, punonjësit nuk kishin respektuar rregulloret e sigurisë duke përdorur një pipëz saldimi pranë një cisterne gazi, me çka edhe e kishin pësuar me fatalitet.


Ka qenë një bloger lokal në zonën autonome Khanty-Mansi në Siberinë perëndimore ai që ka thënë se incidenti ndodhi në fushën e naftës dhe gazit në Gustorechensk, ku dy punëtorë u vranë nga një shpërthim i gazit të mbetur brenda cisternës. /Telegrafi/