Gjykata e Apelit në Shkup ka lënë në fuqi vendimet e Gjykatës së shkallës së parë, lidhur me akuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-zyrtarëve të lartë të Qeverisë së kaluar për vepra të rënda penale.
Kërkesa e Speciales për shqiptimin e masës së paraburgimit për dhjetëra ish-zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, është zëvendësuar me masa më të lehta sigurie, si marrjen e dokumenteve të udhëtimit e masa tjera, por jo edhe paraburgimin e tyre.
Masa e paraburgimit u është shqiptuar vetëm tre zyrtarëve të nivelit më të ulët, nga më shumë se 100 sa janë akuzuar. Por, edhe për ta do të vendosë Gjykata Supreme nëse do të ketë nevojë të mbajë në fuqi vendimet për paraburgim.
Refuzimi i kërkesave të Speciales, që besohet të jetë për shkak të ndikimeve politike, kanë rikthyer debatet mbi reformat në gjyqësor, të cilat janë një nga prioritetet e Qeverisë së re në planin e koduar si ‘3-6-9’ (plani çdo tre mujor).
Janë paraparë masa të shumta për pavarësimin e gjyqësorit, kontrollin e punës së tyre, forcimin e rolit të Këshillit Gjyqësor e masa tjera. Por, dilemat mbeten nëse do të ketë rizgjedhje të të gjithë kuadrit gjyqësor në vend.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se rizgjedhje të gjykatësve nuk do të ketë, por se prioritet do t’i jepet forcimit të punës së Këshillit Gjyqësor.
“Mendoj se absolutisht është i gabuar interpretimi se Qeveria apo shumica e re parlamentare do të bëjë rizgjedhjen e gjyqtarëve. Kjo është në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Evropian. Ne, do të angazhohemi për rritjen e rolit të Këshillit Gjyqësor, në definimin e procedurave për zgjedhjen apo disiplinimin e gjykatësve”, ka deklaruar Osmani.
Kryeministri, Zoran Zaev gjatë gjithë fushatës elektorale, si edhe pas zgjedhjeve, ka thënë se Qeveria e re do të angazhohen për shkarkimin e të gjithë gjykatësve dhe zgjedhjen e një kuadri të ri , të pavarur dhe të aftë të përballet me sfidat në gjyqësor.
“Unë paralajmëroj rizgjedhje të përgjithshme të gjyqtarëve në shtet. Mjaft kanë pësuar njerëz të ndershëm deri sa kriminelët dhe dhunuesit e pushtetit shëtisin lirshëm”, kishte deklaruar Zaev.
Njohësit e çështjeve juridike, thonë se pastrimi i gjykatësve nga elementet joprofesionist dhe të ndikuar nga politika në punën e tyre, është i mundur nëse ka vullnet të sinqertë nga Qeveria e re.
“Misioni për krijimin e një gjyqësori të pavarur gjithsesi që nuk është i pamundur, por çështja është se si kjo të realizohet. Vlerësoj se ka nevojë për një rivlerësim të punës, jo vetëm të gjykatësve, por edhe të prokurorëve”.
“Por, e gjithë kjo duhet të bëhet me vullnet të mirë që të shihen në detaje të gjitha veprimet e gjykatësve, se si kanë vepruar në rrethana të caktuar lidhur me lëndët që kanë proceduar. Këtu duhet të inspektohet edhe pranimi i gjykatësve nëpër institucione, nëse zgjedhja e tyre është bërë në përputhje me ligjet në fuqi”, thotë Caca Nikollovska, eksperte juridike dhe ish-gjykatëse në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Reformat në gjyqësor, por edhe në sfera tjera kanë nisur të realizohen nën monitorimin e ekspertëve të Bashkimit Evropian. Për disa ditë, në takime me zyrtarët ka qëndruar një ekspert gjerman, Reinhard Pride, i cili edhe kishte hartuar listën e reformave me prioritet që duhet të realizoj Qeveria në re në rrugën e integrimit euroatlantik të Maqedonisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë