LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur aeroplanët luftarakë britanikë hedhin në erë tankun e ISIS-it (Foto/Video, +16)

Momenti kur aeroplanët luftarakë britanikë hedhin në erë tankun e ISIS-it (Foto/Video, +16)

Një nga tanket e pakta të mbetura të ISIS-it, është hedhur në erë nga raketa Brimstone që është lansuar nga forcat elitare britanike (RAF).

Të etur që të mbajnë nën kontroll qytetin e Mosulit, grupi terrorist ISIS duket se nuk e ka ndërmend të dorëzohet në Irak pa luftuar deri në momentin e fundit, transmeton Telegrafi.


2

Por forcat qeveritare të Irakut të shoqëruara nga luftëtarët kurdë Peshmerga, janë duke fituar terren me ndihmën e forcave ajrore britanike që po i mbrojnë nga qielli.

Në videon e fundit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë, shfaqet momenti kur një nga tanket e pakta që u kanë mbetur militantëve të ISIS-it, hidhet në erë nga forcat speciale britanike.

3

Në momentin që në radarin e aeroplanëve luftarakë britanikë Tornado GR4 shfaqet tanku, ata lansojnë raketën Brimstone e cila e bën shkrumb e hi tankun. /Telegrafi/