LAJMI I FUNDIT:

“Mëkat i madh që titullin e hequr të Juves ia dhamë Interit”

“Mëkat i madh që titullin e hequr të Juves ia dhamë Interit”

Carlo Porceddu, një nga gjyqtarët që drejtoi gjyqin e Calcopoli-t në 2006, është shprehur se Scudetto i Juventus që iu dha Inter ishte një gabim shumë serioz.

Gjyqi duhet të bëhej me shpejtësi gjatë verës së 2006 kështu që kalendari i sezonit tjetër mund të ishte gati sa më shpejt.


Si pasojë Juventus-it iu hoqën dy tituj dhe u dërgua në Serie B – me titullin e 2004/05 që nuk iu dorëzua askujt dhe 2005/2006 që iu dha Inter-it.

Zikaltrit përfunduan kampionatin e atij viti në vend të tretë, por vendit të dytë AC Milan iu hoqën pikë gjatë gjyqit. Tifozët e Inter e quajnë atë titull si “Scudetto Moral” ndërsa ata të Juventus e quajnë “Scudetto Kartoni”.

Tani Porceddu, i cili ishte një prej gjyqtarëve në gjyqin e Calcopolit dhe tani zv.presidenti i Gjykatës Federale të Apelit, ka thyer heshtjen. “Revokimi i titullit të Juventus-it 2005/06 duke ia kaluar Inter-it ishte një gabim fatal,” shprehet Porceddu për L’Unione Sarda.

“Duhet të kishim studiuar më në detaje Moggiopolin, por ne në Gjykatën Federale kishim sanksione të limituara për Juventus. Komisioneri i Federatës së atëhershme Guido Rossi përzgjodhi një grup shokësh, njëri prej të cilëve ishte pjesë e bordit drejtues të Inter, dhe ai titull iu revokua Juventus dhe duke iu caktuar Interit. Për mendimin tim ishte një gabim serioz.” /telesport/