LAJMI I FUNDIT:

‘Mbretërit’ fitojnë me vuajtje ndaj Bilbaos, bëhen lider në La Liga (Video)

‘Mbretërit’ fitojnë me vuajtje ndaj Bilbaos, bëhen lider në La Liga (Video)

Real Madrid ka shënuar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka fituar 2-1 në ndeshjen e fundit të javës së nëntë të La Ligas përball Bilbaos.


Goli i parë i takimit u shënua nga sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili shënoi golin e epërsisë për ‘Mbretërit’, duke përmbyllur me sukses kundërsulmin e rrezikshëm.

benzema1
Festa e Benzemas pas golit të shënuar

Goli i francezit erdhi në minutën e shtatë të takimit, pas asistimit nga mesfushori spanjoll, Isco.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Bilbao barazoi gjithçka me anë të Sabin Merino, i cili shënoi në minutën e 27-të për 1-1.

bilbao1
Festa e çmendur e futbollistëve të Bilbaos pas golit të barazimit

Pas këtij goli, të dy skuadrat patën edhe disa gjysmë-raste, por pa arritur që këto t’i konvertojnë në gol dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve me rezultat të barabartë.

Edhe pjesa e dytë ishte thuajse e barabartë, por me ‘Los Blancos’ që kishin më shumë raste për gol.

m-orata1
Momenti i golit nga Morata

Vlen të përmenden rastet e Cristiano Ronalados (70’), Mateo Kovacic (72’) dhe Gareth Bale(77’) që rrezikuan shumë portierin Iraizoz, por në fund nuk munden t’i shënojnë.

Deri në fund të takimit, Reali provoi edhe më shumë të shënoj, por golin e arriti vetëm në minutën e 83-të me anë të Alvaro Moratas, i cili shënoi nga afërsia.

Pas kësaj fitore, Reali e sheh vetën në vendin e parë me 21 pikë, ku javën e ardhshme do të takohet me Alavesin, teksa Bilbao e sheh veten e gjashta me 15 pikë, ndërsa në javën e ardhshme e pret Osasunan në shtëpi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori