LAJMI I FUNDIT:

Marchisio: Ndaj Barcelonës, jo për hakmarrje

Marchisio: Ndaj Barcelonës, jo për hakmarrje

Claudio Marchisio këmbëngul se Juventus nuk e sheh ndeshjen ndaj Barcelonës si një shans për hakmarrje, pasi sipas tij kjo ndeshje do të jetë krejtësisht ndryshe.

Bianconerët u mposhtën 3-1 në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2015 nga skuadra e Luis Enriquess, por shorti i sivjetmë deshi që kjo ndeshje e madhe të luhet përsëri këtë vit në çerekfinale të garës.


Sipas mesfushorit italian, Marchisio, kjo ndeshje nuk do të jetë shans për hakmarrje, por skuadra e tij do t’i luftojë mundësitë e tyre për kualifikim pasi në këtë raund janë dy ndeshje.

Nedved nuk ka frikë: Nuk jetojmë në të kaluarën, jemi të fortë
Lexo po ashtu Nedved nuk ka frikë: Nuk jetojmë në të kaluarën, jemi të fortë

“Do të jetë krejtësisht ndryshe nga finalja”, ka thënë fillimisht Marchisio për Sky.

“Para kësaj në finale ishte vetëm një ndeshjes, ndërsa këtë herë kjo do të ketë dy ndeshje kështu që ne nuk mund të mendojnë për atë si hakmarrje”.

“Ne duhet të mendojmë për një raund shumë të rëndësishëm, ku ka pasur ekipe më të lehta në letër, por të gjithë që kanë ardhur në këtë pikë kanë treguar cilësi të mëdha dhe talent”.

“Kushdo që ka arritur në këtë pikë [çerekfinale] është një ekip i fortë”.

Iniesta flet për ndeshjen ndaj Juventusit në LK
Lexo po ashtu Iniesta flet për ndeshjen ndaj Juventusit në LK

“Ne jemi takuar me një Barcelonë që arriti një rikthim të jashtëzakonshëm [kundër Paris Saint-Germain] në këtë çerek-finale dhe ne shikojmë përpara për përballimin ndaj tyre”, përfundoi italiani.

Ndryshe, ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë 18 dhe 19 prill. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori