LAJMI I FUNDIT:

Nedved nuk ka frikë: Nuk jetojmë në të kaluarën, jemi të fortë

Nedved nuk ka frikë: Nuk jetojmë në të kaluarën, jemi të fortë
Foto LaPresse - Daniele Badolato 23/10/2015 Torino ( Italia ) Sport Calcio ESCLUSIVA JUVENTUS Assemblea ordinaria degli Azionisti Juventus , conferenza stampa Nella foto: Photo LaPresse - Daniele Badolato 23 October 2015 Turin ( Italy ) Sport Soccer Juventus shareholders assembly , press conference In the pic:

Kampioni aktual i Italisë, Juventus do të përballët me atë të Spanjës, Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dy gjigantët evropian u takuan vite më parë edhe në finalen e kësaj gare ku triumfuan katalunasit.


Nënkryetari i ‘Zonjës së Vjetër’, Pavel Nedved ka thënë se nuk ia kanë frikën Barcelonës.

“Është një ndeshje shumë interesante pasi do të ndeshemi me një nga skuadrat më të famshme në botë”.

“Ne nuk jemi duke jetuar me të kaluarën, tani jemi në të tashmen dhe synojmë të triumfojmë”, deklaroi Nedved.

Fakte interesante rreth përballjes mes Barcelonës dhe Juventusit
Lexo po ashtu Fakte interesante rreth përballjes mes Barcelonës dhe Juventusit

Tutje çeku ka thënë se është i lumtur që Juventusi i tij është klubi i vetëm italian në këtë fazë, edhe pse do të donte të shihte edhe tjera skuadra.

“Jemi të lumtur pasi jemi klubi i vetëm italian në këtë fazë të garave evropiane”.

“Sinqerisht do të doja të kishte edhe tjera skuadra italiane pasi do t’i shërbente futbollit tonë”, deklaroi Nedved. /Telegrafi/