LAJMI I FUNDIT:

A e dini se…? Mësoni disa fakte interesante rreth çifteve të sivjetme të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

A e dini se…? Mësoni disa fakte interesante rreth çifteve të sivjetme të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Është hedhur shorti i çerekfinaleve në Nyon të Zvicrës, ku janë mësuar edhe katër çiftet.

Padyshim që përballja më e fortë do të zhvillohet mes skuadrës së Real Madridit dhe Bayern Munichut.


Gjithashtu derbi i madh do të jetë edhe takimi mes Juventusit dhe Barcelonës.

Juventus dhe Barcelona do të thotë një kthim emocional në Camp Nou të Dani Alvesit, i cili ka pasur 247 paraqitje për gjigantin katalonas për tetë vjetë para se të lëviz për në Torino.

Juventus dhe Barcelona, natyrisht, u takuan në finalen e Berlinit të 2015 të Ligës së Kampionëve.

Barca triumfoi me rezultat në saje të rezultatit 3-1, ku realizator ishin Ivan Rakitic, Luis Suarez (68) dhe Neymar (90 + 7) si për italianët Alvaro Morata (55).

Gjersa Barcelona ka fituar tre ndeshje, Juve ka dy triumfe ndërsa dy herë kanë barazuar.

Spanjollët kanë shënuar dhjetë gola, ndërsa kanë pranuar tetë.

Madridi ka fituar tre ndeshjet e fundit kundër Bayernit, duke përfshirë gjysmëfinalen e vitit 2013/14, kur spanjollët atëbotë me trajnerin e sotëm të gjermanëve, Carlo Ancelotti, fituan ndeshjen e dytë në Munich me rezultat të thellë prej 4:0 – humbja më e thellë e kampionit të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Mes Realit dhe Bayernit janë zhvilluar 22 ndeshje zyrtare. Madrilenët kanë fituar nëntë ndeshje ndërsa Bayerni ka dy më tepër kurse janë ndarë dy herë të barabartë. Spanjollët kanë shënuar 31 gola gjersa gjermanët 33 sosh.

Monaco dhe Dortmund kurrë nuk janë takuar në garat e organizuara prej UEFA-s.

Atletico dhe Leicester janë takuar dy herë në histori të garave evropiane për klube – në dyja rastet spanjollët triumfuan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori