LAJMI I FUNDIT:

Shakira, Whitaker dhe Mutter nderohen me çmime në Crystal Awards

Shakira, Whitaker dhe Mutter nderohen me çmime në Crystal Awards
Colombian singer Shakira, U.S. actor Forest Whitaker and German violinist Anne Sophie Mutter pose for the media after receiving the Crystal Award at the annual meeting of the World Economic Forum (WEF) in Davos, Switzerland January 16, 2017. REUTERS/Ruben Sprich

Forumi Ekonomik Botëror nderoi Shakirën, Forest Whitaker dhe Anne-Sophie Mutter në të përvitshmet Crystal Awards, të zhvilluara në Davos, Zvicër.

Violinistja Anne-Sophie Mutter mori çmimin për lidershipin e saj në sigurimin e mundësive për të rinjtë për zhvillimin e një karriere si muzikantë. Ajo është edhe themeluese e fondacionit të saj. Në fjalën e rastit, Mutter i bëri apel audiencës për t’i dhënë fund urisë në botë.


“Puna e fondacionit tim në mbështetjen e muzikantëve të rinj, qëndron në theksin se qëllimi nuk është vetëm të luajmë mirë një instrument, të praktikohemi me këmbëngulje dhe të japim gjithnjë performanca pa gabime. Nëse ka diçka të tillë. Nëse do të mund të hanim fjalët dhe vendimet, askush nuk do të kishte uri. Ju bëj apel sepse të gjithë ju mund të bëni kontributin tuaj aktiv dhe të rëndësishëm në përmirësimin e situatës së ushqimit në botë. Injoroni thirrjet për më shumë pasuri dhe pushtet. Ndiqni thirrjen e të qenit njeri.”

Kantautorja Sharika gjithashtu mori një çmim për lidershipin e saj në mbështetjen e zhvillimit të hershëm të fëmijërisë. Ajo është gjithashtu Ambasadore e Vullnetit të Mirë në UNICEF dhe themeluese e një fondacioni që i siguron edukim cilësor fëmijëve të disavantazhuar në Kolumbi, ku përfshihen edhe vakte të ushqyeshme, edukim në arte dhe mundësi ekonomike për familjet dhe komunitetet.

“Nuk po them se është e lehtë, por ka një strategji daljeje nga varfëria. Është që ata 250 milionë fëmijë që janë në rrezik, që kanë nevojë për akses në programet e edukimit, të shkojnë dhe të qëndrojnë në shkollë. Duhet të nxisim qeveritë të investojnë më shumë në këto programe. Duhet të investojmë në fushata për ndërgjegjësim publik. Duhet ta bëjmë aksesin ndaj edukimit falas. Dhe duhet të krijojmë një fond për edukimin. Si AIDS dhe Malaria dhe Tuberkuloza kanë fondet e tyre. E di që tingëlloj e vrullshme. E di që mund t’i çmend disa njerëz me këmbënguljen time, por kjo sepse jam e pasionuar. Arsyeja është sepse e kam parë me sytë e mi. E di çfarë edukimi mund të bëjë. Çfarë investimi në edukim mund të bëjë. Mrekulli.”

Në fund, aktori dhe aktivisti social Forest Whitaker gjithashtu mori një çmim për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes dhe zgjidhjes së konflikteve. Aktori është themelues dhe shef ekzekutiv i iniciativës për Paqen dhe Zhvillimin. Puna e tij si mbrojtës global i paqes, përqëndrohet në fuqizimin e rinisë si liderë në komunitetet e prekura nga dhuna dhe varfëria.

“Jetojmë në një botë tepër të ndërlidhur, siç e thatë. Dhe akumulimi i dhunës përqark globit ka potencialin të krijojë një atmosferë pafuqie dhe dëshpërimi për të gjithë ne. Duke menduar ‘si ta zgjidhim këtë problem?’ Ti mundesh. Bashkë me të tjerrët. Ka heronj të zakonshëm që gjitashtu punojnë përqark gjithë botës. Ata përpiqen të na ndihmojë. Përpiqen të ndezin flakën e shpresës për të gjithë ne. Për të na bërë të ditur se është e mundur nëse punojmë bashkë. Është e mundur nëse krijojmë aleanca dhe partneritete. Është e mundur të ndryshojmë dinamikën dhe të anojmë peshoren në krahun tjetër. Të përmbushim nevojat e njerëzimit.”

Ceremonia e prezantuar nga Hilde Schwab ka për qëllim të njohë artistët për përkushtimin e tyre ekzemplar në përmirësimin e gjendjes së botës. Përgjatë viteve, më shumë se 80 artistë kanë marrë çmimin Crystal, përfshi këtu Andra Bocelli, Matt Damon dhe Peter Gabriel.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori