LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli refuzon një ofertë marramendëse për Coutinhon

Liverpooli refuzon një ofertë marramendëse për Coutinhon
LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 21: Philippe Coutinho of Liverpool celebrates scoring his sides second goal during the Premier League match between Liverpool and Middlesbrough at Anfield on May 21, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Philippe Coutinho është futbollisti më i mirë i Liverpoolit dhe për këtë thuajse askush nuk dyshon.

Por gjiganti anglez mund ta humbasë yllin e tyre pasi për të po insiston skuadra e madhe franceze Paris Saint Germain.


Mediat angleze kanë raportuar se Paris Saint Germain ka dërguar një ofertë marramendëse për brazilianin.

PSG ka ofruar 83 milionë euro për transferimin e Coutinhos në ‘Parc De Princes’, por duket se ka dështuar edhe njëherë të bind Liverpoolin.

‘The Reds’ kanë refuzuar edhe njëherë ofertën e ish-kampionëve të Francës pasi nuk duan ta humbasin lojtarin e tyre më të mirë.

Gjithsesi në garë për reprezentuesin brazilian mbetet edhe gjiganti spanjoll Barcelona.

25-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri më 30 qershor të vitit 2022. /Telegrafi/