LAJMI I FUNDIT:

Kur mund t’i jepni kos dhe djathë bebit tuaj?

Kur mund t’i jepni kos dhe djathë bebit tuaj?
mom giving homogenized food to her daughter on high chair. Horizontal shape

Kosi dhe djathi është ushqime me shumë vlera, përmbajnë kultura aktive të cilat janë mjaft të dobishme për shëndetin dhe përmban gjithashtu një burim i mirë kalciumi.

Nëse bebi juaj nuk futet në kategorinë me ‘rrezik të lartë’ të alergjive, ju mund ta shtoni kosin dhe djathin në ushqimin e bebes suaj që kur ai mbush 6 muajt e parë.

Kërkoni që kosi të jetë i pastër, natyral. Shumë lloje syresh që prodhohen për fëmijë kanë një përmbajtje të lartë sheqernash. Mund t’i shtoni pure frutash kosit për të krijuar një larmi shijesh, por mos e ëmbëltoni sheqerin me mjaltë.


Llojet e kosit që i kanë të gjitha yndyrat janë veçanërisht të mira për bebin. Yndyrat përmbajnë gjithashtu vitaminat A dhe D, vlerat ushqyese të cilat reduktohen kur qumështi pasterizohet.

Prindërit duhet t’i shmangin llojet e djathërave që kanë myk, sepse nuk janë të sigurt për beben në këtë moshë. /Telegrafi/