LAJMI I FUNDIT:

Kambovski: Nëse vazhdohet mandati i kryetarëve të komunave, gjykatësit e Kushtetueses mund të shkojnë në burg

Kambovski: Nëse vazhdohet mandati i kryetarëve të komunave, gjykatësit e Kushtetueses mund të shkojnë në burg

“Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetenca dhe nuk mund të vendosë për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave, këtë gjë mund ta bëj Kuvendi”, deklaroi akademiku Vllado Kambovski, në lidhje me iniciativat e dorëzuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Vetëqeverisjes Lokale, ku kërkohet të fshihen anëtarët nga Ligji për qeverisje lokale të cilët e kufizojnë mandatin e kryetarëve të komunave për katër vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata gjykatës të cilët do të votojnë për fshirjen e dy neneve nga Ligji për qeverisje lokale, të cilët thonë se mandati i kryetarëve të komunave zgjatë katër vite, bëjnë vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Në Kodin Penal të Maqedonisë për këtë vepër është paraparë dënim me burg”, deklaroi Vllado Kambovski.


Iniciativat edhe zyrtarisht janë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, por Gjykata akoma nuk ka vendosur kur ata do të rishikohen me procedura të rregullta. Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 9 maj, por sipas agjendës së publikuar nuk do të diskutohet për këto iniciativa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori