LAJMI I FUNDIT:

Hiqjani stresin qenit duke i lëshuar muzikë reggae

Hiqjani stresin qenit duke i lëshuar muzikë reggae

Pas një dite me stres në punë, mënyra më e shpejt për tu relaksuar është duke e pirë një gotë verë, ta bëni një dush të ngrohët dhe të dëgjoni muzikë të mirë

Por, çfarë të bëni nëse qeni juaj është i stresuar?


Padyshim se nuk mund t’i qitni verë për të pirë, megjithatë, ju mund t’i ndihmoni duke i lëshuar muzikë reggae sepse e relakson atë tej mase, transmeton Telegrafi.

Këtë e thotë një studim i ri, i cili ka zbuluar se muzika reggae është zhanër relaksimi për qentë e stresuar, e ndjekur pas nga muzika e lehtë rok.

Këtë konkludim shkencëtarët e ‘University of Glasgow’ në Scotland, kanë arritur pasi i kanë studiuar të rrahurat e zemrës dhe nivelet e stresit kur u kanë lëshuar muzikë rok, reggae dhe muzikë klasike qenve.

Ata kishin zbuluar se qentë kishin qenë më të relaksuar kur kishin dëgjuar muzikë reggae dhe rok të lehtë.

Prandaj, herën tjetër kur qeni juaj të jetë stresuar, mos hezitoni t’i lëshoni pak muzikë reggae. /Telegrafi/