LAJMI I FUNDIT:

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lulet e gjata të cilat femrat i adhurojnë, kultivohen në atë mënyrë që tërë verën mrekullohemi me gladiolat e lulëzuara!

Bimët e gjata me lule të bujshme janë zbukurim i adhuruar nëpër kopshtet gjithandej Evropës. Ja përse gladiola është aq e popullarizuar.


Gladidola lulëzon nga muaji maj deri në muajin gusht. Kjo lule e kadifenjtë është hibrid i cili është zhvilluar me kryqëzimin e pesë luleve të ndryshme, ndërkaq kërcelli i gladiolës mund të rritet madje deri në një metër e gjysmë.

Gladiolat shumëzohen me qepujka, mirëpo është e dëshirueshme që më parë qepujkat e gladiolës para se t’i mbillni në kopsht, t’i mbillni në saksi.

Qepujkat mos i mbillni derisa të mos kalojnë tërësisht ngricat, në mënyrë që fletët më shpejt dhe më lehtë të zhvillohen dhe shtoni pak pleh stalle.

Këtë lule të pasur mbilleni në vendet ku ka rreze dielli, ndërsa kur të zhvillojë fletët e para nevojitet që ta riushqeni.

Është me rëndësi t’i ujisni, t’i plehëroni dhe t’i prashitni së paku një herë në muaj, transmeton Telegrafi.

Gladiolat shpesh duhet patjetër të kenë mbështetje në shkop druri, sepse kanë kërcell të thyeshëm.

Nëse dëshironi që edhe verën e ardhshme gladiolat të lulëzojnë në kopshtin tuaj, nevojitet që në vjeshtë t’i nxirrni nga dheu dhe t’i ruani qepujkat dhe në pranverë sërish t’i mbillni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

A e dini se...
Kalo në kategori