LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Që kur vajza e Rugovës e votoi Thaçin për president, nuk ka më standarde në politikë

Haradinaj: Që kur vajza e Rugovës e votoi Thaçin për president, nuk ka më standarde në politikë

Vijat e kuqe sa i përket krijimit të koalicioneve partiake në Kosovë nuk ekzistojnë, sipas liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

E këtë konkludim të tijin, Haradinaj e arsyeton me faktin se standardet në politikën e Kosovës janë prishur në momentin kur vajza e Ibrahim Rugovës e ka votuar për president Hashim Thaçin, kundërshtarin më të madh politik të ish-presidentit Rugova.


“Kur edhe vajza e Rugovës e ka votuar Thaçin president nuk ka standarde më në politikë. Më nuk ka vija të kuqe në politikë. Këta i kanë hedh poshtë standardet politike. Nuk mund të presësh më prej askujt”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Rubikon” të Kohavisionit.

Sipas Haradinajt, është populli i Kosovës ai që vendos rreth manovrimeve që bëhen në politikë.

“Për këtë arsye është populli ai që duhet të vendosë që të mos i votojë këta që janë tash në politikë. Por kur populli nuk po vendos qartë nuk të lenë shumë mundësi për manovrime”, deklaroi ish-kryeministri i Kosovës, trasnmeton Insajderi.

Haradinaj po mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij viti, pasi u arrestua në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Vendimi për ekstradimin apo jo të Haradinajt në Serbi do të jepet të enjten e 27 prillit në gjykatën e Colmarit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori