LAJMI I FUNDIT:

Hakmarrja ndaj të dashurit e shtyn të mashtrojë: Ai më përdhunoi

Hakmarrja ndaj të dashurit e shtyn të mashtrojë: Ai më përdhunoi

Ndërprerja e lidhjes me një djalë që i kishte premtuar martesë nuk është gëlltitur lehtë nga një 17-vjeçare. Për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve se ai e kishte tradhtuar gjatë kohës që ishin bashkë, ajo e ka kallëzuar në Polici për përdhunim.

Për pak kohë është kuptuar se kallëzimi është i rremë, fakt i pranuar edhe nga vetë 17–vjeçarja S. K. para hetuesve.


Për këtë shkak ajo ka përfunduar si e pandehur në Gjykatën e Tiranës, kur pak ditë më paë u deklarua fajtore për akuzën e kallëzimit të rremë. Gjykata i dha 4 muaj burg, por në përfundim vendosi lënien e saj në liri me kusht për një periudhë 2-vjeçare. Gjatë kësaj kohe ajo nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Në kallëzimin e bërë në tetor të vitit të kaluar ajo ka pohuar se gati një muaj e gjysmë më parë ishte njohur me një djalë me të cilin kishte dalë disa herë për kafe dhe kishte ndenjur me të shumë herë. Gjatë kësaj kohe ata kishin pasur marrëdhënie intime me njeri tjetrin por marrëdhënia kishte qenë pa dëshirën e saj, sipas vajzës.

Por, në deponimin e djalit është mësuar se marrëdhënia ka qënë e dëshiruar prej tyre dhe shkaku i kallëzimit ka qenë fakti se ai do të largohej jashtë vendit dhe dyshimet se ai mund ta kishte tradhtuar, ndaj vajza e kishte kallëzuar!/Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori