LAJMI I FUNDIT:

Gruevski jep vërejtjet e tij për programin dhe stafin qeveritar të Zaevit (Video)

Gruevski jep vërejtjet e tij për programin dhe stafin qeveritar të Zaevit (Video)

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka hedhur një lum vërejtjesh dhe akuzash ndaj programit qeveritar dhe stafit të qeverisë të propozuar nga mandatari Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë për Tv Sitel Qe qeveria tentohet që të kontrabandohet në Kuvend, pra të kalojë sa më parë dhe se LSDM-ja frikësohet nga analiza dhe shqyrtimi i programit qeveritar.


”Mund të them se është skandaloze ajo që LSDM-ja, si asnjëherë më parë, tenton që ta vë në votim qeverinë në Kuvend. Kjo tregon se ata frikësohen nga analiza e publikut dhe e deputetëve të opozitës, nga analiza e perforancave të tyre, arsimit, veprimtarisë së tyre deri tani. Frikësohet që të mos e shqyrtojmë me vëmendje pamfletin e quajtur program.

Ekziston frikë dhe tentohet që sa më shpejtë, duke tentuar të kalohet në Kuvend në formë kontrabandimi. Janë të vetëdijshëm se kanë staf të dobët, ekipi është mbledhur për t’i kënaqur disa njerëz, e jo të zgjidhen kaudrot më të mirë që mund t’i zgjedhin problemet e qytetarëve dhe problemet që vijnë”, theksoi Gruevski.

Sipas tij, ministrat që i humbën zgjedhjet do të bëjnë hapat e parë të ardhshëm të Maqedonisë, dhe se ministritë me rëndësi ua ka dhënë partnerëve të koalicionit.

”Ekipi që i humbi zgjedhjet dhe që nuk e fitoi mbështetjen e popullit do të jenë ministra dhe do të krijojnë hapat e ardhshëm të Maqedonisë. është e dukshme se resorët më të rëndësishëm për të cilët LSDM-ja publikisht tha se do të punojë me to, u ka ikur dhe ua ka dhënë partnerëve të koalicionit, shembull Ministria e Drejtësisë, e Shëndetësisë. Nuk vendosin asnjë ministër për investime të jashtme”, shtoi Gruevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori