LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e policit: Si vendosa ta lija burrin të vdiste (Foto)

Gruaja e policit: Si vendosa ta lija burrin të vdiste (Foto)

Vetëm pak ditë pas varrimit të bashkëshortit të saj, Lindsey Briggs ende nuk e ka pranuar faktin se ka mbetur e ve në moshën 40-vjeçare.

Gruaja luftoi dhe fitoi një betejë njëvjeçare ligjore, që bashkëshorti i saj, 43-vjeçari Paul të lejohej të vdiste, pas aksidentit fatal që e la në koma dhe me dëmtime në tru.


Dhe kur ai u nda nga jeta muajin e shkuar, Lindsey e dinte se kishte përmbushur dëshirën e tij dhe e kishte çliruar nga dhimbjet.

Megjithatë, vendimi i saj tashmë shoqërohet me dhimbje e frikë se do të gjykohet gjithmonë si gruaja që e donte të shoqin të vdekur.

“Kam patur një mbështetje të madhe nga i gjithë vendi, nga ata që e kuptojnë se gjithçka e bëra për hir të dashurisë së kisha për Paul. Por ka edhe nga ata, që qëndrojnë kryesisht pas kompjuterit, të cilët nuk i kursejnë komentet e liga dhe më akuzojnë se doja ta hiqja qafe”, shpjegon gruaja për të përditshmen “Mirror”.

Tashmë nëna e një vajze 5-vjeçare thotë se e vogla është prioriteti i saj dhe se dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe të ketë një jetë të qetë.

Paul, një oficer policie dhe ish – veteran lufte pësoi dëmtime të rënda në tru, pasi u përplas me makinë teksa udhëtonte me motor, në 2015-ën, transmeton tvklan.

Autorja,  26-vjeçarja Chelsea Rowe u dënua me 12 muaj burg, për drejtim të rrezikshëm të automjetit, pasi përfundoi në kahun e kundërt të rrugës. Ajo nuk ka kërkuar kurrë falje, por Lindsey shprehet se nuk i dëshiron të keqen.