LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti grek afër transferimit të Sadikut, e konfirmon vet lojtari

Gjiganti grek afër transferimit të Sadikut, e konfirmon vet lojtari

Greqia mund të jetë destinacioni i radhës i Armando Sadikut dhe jo vetëm për pushime, siç ka ndodhur gjatë kësaj vere kur sulmuesi shëtiti disa ditë bregdetin grek.

Mediat greke raportojnë se sulmuesi është shumë pranë firmës me skuadrën e Panathinaikos, një marrëveshje e cila po ecën me ritme të shpejta pasi edhe 26-vjeçari ka konfirmuar se e tërheq ideja për të luajtur në këtë klub të njohur.


Presidenti i Zurichut pranon që nuk ka oferta për Sadikun
Lexo po ashtu Presidenti i Zurichut pranon që nuk ka oferta për Sadikun

Sipas “gazzetta.gr”, Panathinaikos po shqyrton disa mundësi për të zëvendësuar suedez Markus Berg, i cili u transferua te Al Ain. Suedezi ishte forca kryesore e repartit të avancuar për skuadrën që përfundoi kampionatin në vendin e tretë duke siguruar njëkohësisht edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Një nga emrat që u është ofruar se fundmi dhe që tërhoqi menjëherë palën greke, ishte ai i Sadikut. Drejtuesit e Panathinaikos  kanë filluar bisedimet intensive si me futbollistin, ashtu edhe me klubin e Zurichut që zotëron kartonin e tij. Konfirmimin e ka dhënë edhe vetë futbollisti shqiptar.

Sadiku kërkohet edhe nga Maccabi Haifa
Lexo po ashtu Sadiku kërkohet edhe nga Maccabi Haifa

“Po, jam në dijeni për interesimin e Panathinakos dhe jam i nderuar nga kjo gjë. Menaxheri im është në kontakte me klubin, mendoj se jemi pranë akordit. Por për momentin nuk mund të them më shumë.

Kjo do të ishte një sfidë e madhe për karrierën time, shpresoj që të shkojë gjithçka mirë dhe të ndihmoj skuadrën. Kjo është një mundësi shumë e mirë për mua”, u shpreh Sadiku për “gazzetta.gr.

Sadiku aktualisht gjendet në Zvicër, ku po stërvitet individualisht në pritje që të mësojë të ardhmen e tij dhe ku do të luajë në sezonin 2017-2018. Ai ka deklaruar gjithmonë se kërkonte një klub që të mund të luante rregullisht në Evropë. Panathinaikos aktualisht ka siguruar kualifikimin në Ligën e Evropës dhe do të mësojë në fundjavë kundërshtarin për turin e tretë para-eliminator të turneut.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori