LAJMI I FUNDIT:

Fusha në Bernabeu në gjendje perfekte para El Clasicos (Foto)

Fusha në Bernabeu në gjendje perfekte para El Clasicos (Foto)

Kujdes i veçantë po i kushtohet fushës në Santiago Bernabeu para duelit më të madh në botën e futbollit.

Real Madridi dhe Barcelona përplasen në atë që pritet të jetë dueli vendimtar për sezonin në La Liga.


Për sonte mbrëma kur dhe zhvillohet ky duel, janë paraparë që të jenë para ekranit plot 650 milionë shikues nga mbarë bota, shkruan Telegrafi.

Vet kjo, ka shtyrë zyrtarët në Bernabeu që të jenë shumë të përkushtuar në mënyrë që fusha të jetë në nivel të përkryer.

Gjithçka rreth El Clasicos
Lexo po ashtu Gjithçka rreth El Clasicos

Zyrtari përgjegjës për terrenin e lojës në Madrid është shprehur i ngazëllyer që sot terreni do të jetë në një nivel të jashtëzakonshëm.

“Jo çdo ditë keni 650 milionë njerëz që shikojnë punën time dhe të stafit tim, nuk kemi nga të fshihemi, është El Clasico i madh”, ka deklaruar Burgess para takimit, teksa prezantoi fushën në Bernabeu.

Burgess duke e përgatitur fushën në Bernabeu…

Barcelonës i konvenojnë fushat me bari të shkurtër dhe të lagura në mënyrë që të zhvillojë futboll të shpejt, gjë që e ka pasur parasysh Mourinho i cili dikur urdhëronte zyrtarët përgjegjës për fushën që ta lënë barin të rritet dhe që të mos e ujitin në mënyrë që të vështirësohet qarkullimi i topit.

Por, duket se sonte nuk do të kemi një rast të tillë, pasi Burgess është përkujdesur që fusha të jetë në nivel për të dyja skuadrat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori