LAJMI I FUNDIT:

Festina dhe Kastrioti, “ndjehen mirë”

Festina dhe Kastrioti, “ndjehen mirë”

Festina Mejzini dhe Kastriot Preteni janë shumë të emocionuar pas paraqitjes së tyre në Top Fest 10 me këngën “Ndjehem mirë”.

Këngëtarja zbulim i spektaklit “X Factor Albania” dhe reperi i cili po bën karrierë edhe në Norvegji, së fundi janë prezantuar në festivalin e famshëm në Shqipëri.

Në javën e parë të “Top Fest” ata kanë mahnitur publikun me një performancë shumë energjike dhe mbizotëruese në skenë. Kënga ka pasur simpatinë e fansave, e cila shumë shpejt po bëhet një sensacion në rrjetet sociale.


Në fakt vlerësimet për këngën “Ndjehem Mirë” dhe për interpretimin e bukur nga Festina dhe Kastrioti janë të shumta dhe flitet si kënga më e mirë hip hop në Top Fest 10.

“Performimi ynë në Top Fest 10 ishte mjaftë emocionues. Ndjehemi mjaftë mirë pas interpretimit tonë dhe shpresoj që të gjithë e kanë pëlqyer këngën ‘Ndjehem mirë’”, janë shprehur ata për “Zëri”. /Telegrafi/