LAJMI I FUNDIT:

Ferrari 250 mund të kishte këtë pamje, sikur të mos hiqej nga prodhimi (Foto)

Ferrari 250 mund të kishte këtë pamje, sikur të mos hiqej nga prodhimi (Foto)

Sergiy Dvornitskyy nga Ukraina, e ka rikrijuar modelin 250 GTO nga Ferrari, që konsiderohet si një nga veturat më të veçanta.

Makina e prodhuar në vetëm 39 njësi në vitet e 60-ta, është përpunuar në formën me të cilën mund të dukej gjatë ditëve të sotme, transmeton Telegrafi.


Vetura me 6.3-litra që prodhon 660 kuajfuqi, i janë vënë panelet e modeleve moderne, grilli gjigant si dhe linjat që i rrisin aerodinamikën.

Pa dalë nga tiparet që kishte 250 GTO, por me shumë prekje moderne pasardhëset dhe tjerat që janë në treg, ky model duket shumë i veçantë.

Madje, entuziastët e këtyre makinave të shpejta, i kanë kërkuar kompanisë italiane që ta vë sërish në prodhim. /Telegrafi/