LAJMI I FUNDIT:

Vetura që e barti arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II në Edinburgh është Mercedes i veçantë

Vetura që e barti arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II në Edinburgh është Mercedes i veçantë

Vetura e zezë me pesë dyer Mercdes-Benz E-Class, vetura e varrimit e cila e barti arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II nga Balmoral në Edinburgh është ndërtuar nga ndërtuesi i famshëm gjerman i karrocave, Binz.

E themeluar në vitin 1936 në Lorch, afër Stuttgart në Gjermani, Binz filloi si një ndërtues i karrocave, duke konstruktuar ambulanca dhe trupa funeralesh për karrocat e kuajve.


Në vitet 1950, Binz filloi të punonte me Mercedes-Benz, duke krijuar versione me katër dyer të veturave “W191” 170S në fillim të 50-tave dhe shndërrime në ambulanca të furgonit të dërgesave “W136”, shkruan Drive, përcjell Telegrafi.

Lidhja mes tyre u ngrit edhe për një nivel në vitin 1956, kur një klientë e pasur amerikane, Caroline Folke, bëri kërkesë për një karrocë të automobilit luksoz të markës në fjalë, “W186” 300C.

Mercedes-Benz ra dakord për këtë dhe menjëherë e ngarkoi me punë Binz për ta krijuar veturën e përmendur. U ndërtuan 3 njësi prej atij modeli, dhe edhe sot vetura duket aq mirë sa do dukej një opsion i fabrikës.

Vetura e varrimit e përdorur në kortezhin e Mbretëreshës Elizabeth II është Binz H4 i bazuar në modelin E-Class.

Drive

Kjo veturë, ishte në përpunim si “W212” nga vitet 2009 deri në 2016, por që nga viti 2016 e këtej prodhohet si “W213”, përmban një bazë të zgjeruar të rrotave dhe kuvertë të pasme për një gjatësi totale prej 5999mm – ose ndryshe 1104 mm më e gjatë se vagoni i klasës “S212” E-Class, i bazuar në modelin W212. /Telegrafi/