LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër aksident fatal i Tesla në SHBA nën hetim special

Një tjetër aksident fatal i Tesla në SHBA nën hetim special

Rregullatorët amerikan të sigurisë kanë hapur edhe një tjetër hetim special për një aksident fatal i cili përfshinë një veturë Tesla.

Këtë herë, vetura në fjalë ishte Model Y që dyshohet se ishte mbështetur në sistemet e avancuara të asistencës së prodhuesit të veturave në momentet që çuan në një përplasje vdekjeprurëse me një rimorkio.


Incidenti ndodhi më 19 korrik në Warrenton, Virxhinia, dhe çoi në vdekjen e shoferit të Model Y. Zyra e sherifit tha se përplasja ndodhi teksa kamioni po përpiqej të kthehej në autostradë nga një vend ndalimi për kamionë, shkruan Car Scoops, transmeton Telegrafi.

Tesla u përplas në pjesën e pasme të rimorkios, dhe u fut poshtë saj. Sipas raportimeve të Reuters, shoferi i Model Y u deklarua i vdekur në vendngjarje. Në anën tjetër, drejtuesit të kamionit i është bërë me dije se do përballet me akuza për drejtim të pakujdesshëm.

Që nga viti 2016, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) ka hapur më shumë se 36 hetime speciale të përplasjeve në përplasjet ku Autopilot ose FSD dyshohet se kanë qenë në përdorim. Prej tyre, mbi 20 hetime përfshijnë vdekjen e një ose më shumë personave.