Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan, njëherazi edhe nën-kryetar i Komisionit të Dhomës së përfaqësuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës i mirë i çështjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel, ka thënë se Serbia nuk po tregon gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje të fqinjit të saj, Kosovës.
Përfaqësuesi Eliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, bëri vërejtje për kërcënimet e paqes dhe stabilitetit në Dhomën e Punëve të Jashtme të Evropës dhe Euroazisë, ku tha se puna në Ballkan nuk ka përfunduar akoma dhe se projekti i filluar ne vitet e 90-ta, kur u shpërbë Jugosllavia ende kërkon angazhim nga SHBA dhe aleatët e saj në Evropë.
Ai potencoi se progresi është evident dhe tashmë dy vende, Sllovenia dhe Kroacia janë pjesë e BE-së dhe gjithashtu ato të dyja së bashku me Shqipërinë kanë hyrë në NATO.
“Paqja dhe demokracia kanë qenë normë atje që kur kanë përfunduar luftërat, mirëpo demokracitë e secilit vend janë buzë shthurjes. Liria e shtypit po ngushtohet në Serbi, ndërsa Maqedonia ende s’është treguar e aftë për ta formuar qeverinë. Partia opozitare në Shqipëri po refuzon nga ana tjetër të marrë pjesë në votime parlamentare muajin tjetër. Zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Kosovë, pas votimit të mocionit të mosbesimit, duken relativisht normale. Mirëpo telashet e Kosovës janë po aty, pasi Serbia nuk po tregon gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje të fqinjit të saj, Kosovës”, tha ai.
Sipas tij, në krye të shqetësimeve rajonale mbetet Putini, i cili ka shtuar vendet e Ballkanit në listën e objektivave dhe kështu po rrit tensionet duke minuar besimin në demokraci.
“Kremlini tentoi një grusht shtet në Mal të Zi, e cila për fat të mirë dështoi. Ajo po i shet armë moderne Serbisë, duke përfshirë edhe MiG-29 dhe tanke T-72. Gjithashtu, po përzihet edhe në politikën e brendshme të Maqedonisë, me qëllim që të pengojë zgjidhjen e krizës qeverisëse në Shkup. Kam qenë i befasuar nga kundërshtimi fillestar i SHBA për planet e Kosovës për të krijuar ushtrinë. Nëse njohja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran ka ndonjë domethënie, kjo do të thotë se ne duhet t’i qëndrojmë afër Prishtinës kur ajo ndjek politika brenda kufijve të pranueshëm për çdo vend normal”, ka thënë Engel.
Duke thënë se zhvillimi i ushtrisë duhet të bëhet gradualisht, ai ka shtuar se nuk duhet të ndalet një gjë e tillë, pasi Kosova ka hyrë në vitin e saj të dhjetë të pavarësisë.
“Duhet ta ndihmojmë atë që të këshillohet me zgjedhësit e vet, me fqinjët dhe komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që ata të krijojnë forcën e tyre mbrojtëse jo kërcënuese”, ka thënë ai.
Engel ka ngritur gjithashtu shqetësimin e tij për mungesën e drejtësisë për vrasjet dhe krimet e kryera nga Qeveria e Serbisë gjatë dhe pas luftës në Kosovë, me ç‘rast ka përmendur edhe rastin e vëllezërve Bytyqi, qytetarë amerikan, si dhe iu ka referuar një raporti të lëshuar nga Qendra për të Drejtat Humanitare në Beograd, ku flitet për varret masive me trupa të shqiptarëve në Serbi.
Në fund ai ka shprehur bindjen se Serbia duhet të ndalet nga pengesat që po i vë përpara Kosovës, në përpjekjen e saj për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.
“Nëse të dyja duan të hyjnë në BE, ato do duhej ta ndihmonin njëra-tjetrën dhe jo të kundërshtojnë dhe ta bëjnë të pamundur”, ka thënë ai. /KosovaPress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë