LAJMI I FUNDIT:

Bacca: Nuk dua paratë e Kinës, qëndroj te Milani se jam i lumtur!

Bacca: Nuk dua paratë e Kinës, qëndroj te Milani se jam i lumtur!
-->

Carlos Bacca ka theksuar se do të fitonte më shumë të holla në Kinë, por ai nuk do të ishte i lumtur, kështu që ka vendosur të qëndrojë me Milanin, pasi e sheh vetën pjesë të rëndësishme të klubit.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me skuadrën kineze, Tianjin Quanjian, por agjenti i tij ka konfirmuar sot se klienti i tij dëshiron të qëndrojë me kuqezinjtë, ndërsa njëjtë ka vepruar edhe Bacca, i cili ka deklaruar se është i lumtur të Milani dhe nuk do të largohet për paratë nga Kina.

“Nga dita e parë kur [Adriano] Galliani më thirri për të ardhur këtu, unë nuk mendova  dy herë”, ka thënë fillimisht Bacca për Milan TV.

Ofertë e çmendur nga Kina për Baccan
Lexo po ashtu Ofertë e çmendur nga Kina për Baccan

“Unë kam qenë i mirë në Sevilla, por kur ai më thirri mua, isha me të vërtetë i kënaqur. Tani jam i lumtur këtu, ndihem në qendër të projektit dhe trajneri e klubi kanë besim tek unë”, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk jam duke shënuar shumë gola tani, por jam duke punuar shumë për të ndryshuar këtë situatë”.

“Kina? Jam duke menduar vetëm për Milanin, unë do të fitoja shumë të holla, por nuk do të isha i lumtur, kështu që jam i kënaqur që jam këtu”.

Sherr mes Baccas dhe Montellas
Lexo po ashtu Sherr mes Baccas dhe Montellas

“Një sulmues duhet të shënoj gola, por unë jam duke punuar për të bërë më të mirën për ekipin dhe shokët e mi. Jam mirë mendërisht dhe fizikisht”.

“Tifozët presin shumë nga unë, kjo është një përgjegjësi dhe unë do të bëjë më shumë për këtë skuadër”, përfundoi sulmuesi kolumbian. /Telegrafi/