LAJMI I FUNDIT:

“Shtegu i mushkave”, atraksion i ri në Pejë

“Shtegu i mushkave”, atraksion i ri në Pejë

Thonë se natyra është art i krijuar nga Perëndia, e Kosova ka shumë bukuri natyrore.  Për shtigje të ecjes dhe atraksione të ndryshme malore njihet qyteti i Pejës, i rrethuar nga malet që ofrojnë pamje mahnitëse.

Së fundmi një shteg i ri për ecje është promovuar në qytetin e Pejës. Shteg ky që është rrugë lidhëse mes qytetit dhe maleve të Rugovës. Ka një emër mjaft interesant ‘Shtegu i Mushkave”.


Fatos Katallozi nga ‘Outdoor Kosovo”, pjesë e këtij atraksioni tregon pamjet piktoreske dhe atraksionin e jashtëzakonshëm që ofron ky vend.

Sipas tij, “Shtegu i Mushkave”, fillon nga bregoret, gjegjësisht nga Kapeshnica. E, koha për të hyrë në shteg zgjatë 40 minuta.

“Janë tri qasje për në ‘Shtegun e Mushkave’, një është prej Kapeshnicës, tjetri është prej Sharrës dhe hyrja kryesore është tek bazeni. Përafërsisht 40 minuta është për me hy në shteg. Të gjithë ata që duhet të orientohen për të ecur në këtë shteg mjafton të shikojnë tabelat në rrugë dhe shenjat e kuqe”, ka thënë Katallozi.

Sipas tij, gjatë tërë rrugës të shoqërojnë tingujt e cicërimave të zogjve. Por, ai tregon se po ashtu gjatë rrugës mund të haset edhe në gjurmë të kafshëve.

“Me shumë gjasë dalin herët në mëngjes, por kjo nuk shfaq rrezik për qytetarët. Me siguri ka kaluar në mëngjes herët ndonjë kaproll, apo dhi e egër, kryesisht kaprojtë dhe fletët i heqin për me i marr sythat e rinj që i kanë dal. I përdorin si ushqim, vitaminat e tyre, ja e vëren dhe këtu…ka ec rrugës… Duhet të kemi kujdes. Pjesa e dytë e shtegut ka ngjitje nëpër shkëmbinj apo lëshim, bien gurët prandaj dhe i kemi qit shenjat dhe mund të hasim në shtazë të egra”, ka sqaruar ai.

Për të ardhur në këtë pjesë, Fatosi tregon se qytetarët duhet patjetër të mbathin këpucë të bjeshkës. “Është shumë më lehtë, pasi terreni është pak më i vështirë”.

Katallozi më tej tregon se gjatë ecjes nëpër shteg janë katër pushimore dhe distanca e tyre është 500-600 metra.

“Te pishat është ekzistuese një pushimore, 800 metra i ka deri te pushimorja e parë. Janë gjithsej katër pushimore. Gjatë rrugës mes tyre distanca është diku 500 – 600 metra… Pamjet janë atraktive. Bota bimore është shumë e pasur duke filluar nga ato me ngjyrë vjollce etj. Ka edhe molla, dardha të egra dhe gështenja gjatë gjithë rrugës”, tha ai, duke shtuar se pushimorja  e dytë është më atraktive pasi aty shfaqen shkëmbinjtë.

“Të gjithë ata që nuk frikësohen nga lartësitë duhet edhe ta provojnë”.

Mirëpo, ‘Shtegu i Mushkave”, të jep kënaqësinë të shohësh dy pamje në të njëjtën kohë, Grykën e Rugovës dhe qytetin e Pejës.

“Jemi në pjesën si kufitare në grykë të Rugovës dhe qytetit. Mund t’i shohim dy pamjet. Prej këtu shihet një pjesë shumë e madhe e Grykës e Rugovës. Fshati i parë është Shtupeçi, mirëpo deri këtu është pjesa e parë e shtegut dhe prej këtu e poshtë tek Zip Line dhe tek Via Ferrata, për mu lidh me aktivitetet tjera është pak  më vështirë, kështu që duhet pak kujdes, lëshim nëpër shkëmb”, tregon tutje ai.

Sipas tij, pamjet panoramike nuk kanë fund në këtë pjesë të shtegut.

Për sigurinë  e qytetarëve, Fatosi dhe pjesëtarë të tjerë të ‘Outdoor Kosovo’, kanë vendosur anash disa litarë sigurie ngase është terren më i vështirë.

“Arritëm tek pjesa më atraktive e terrenit. Në këtë shkëmb 18 metra të lartë mund të zbresim në shkallët të cilat janë vendosur aty që duhet vëmendje dhe koncentrim maksimal”, tregoi rrugëtimin nëpër ‘Shtegun e Mushkave’, Fatos Katallozi.

Ai tha se ky shteg ia vlen të vizitohet pasi lidhet edhe me atraksionin tjetër Zip Line. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori