0Shares

Anibar është një organizatë e formuar nga një grup artistësh të rinj e aktivë, të cilët e kanë dëshmuar entuziazmin dhe vizionin e tyre për të promovuar kulturën e filmit të animuar në pesë edicionet e fundit të festivalit duke demonstruar kapacitetet e zhvilluara për të organizuar ngjarjem të mëdha.

Është viti i tetë që në Pejë organizohet ky festival, ku prej viti në vit është parë një rritje e dukshme e filmave pjesëmarrës, mysafirëve vendorë dhe të huaj dhe aktiviteteve, pra në përgjithësi ky fesitval ka një tendencë rritjeje në të gjitha sferat.

Përpos filmave dhe aktiviteteve që zhvillohen gjatë Festivalit, Anibar çdo edicion mevete merr edhe një temë të caktuar, që zakonisht ka të bëjë me ndodhitë dhe rrethanat në vend gjatë kohëve të fundit. Këtë vit tema e zgjedhur është ‘Reclaim the City’ – Rikthimi i Qytetit atyre që u përket, pra qytetarëve. Duke e rikthyer qytetin, Anibari synon të reflektojë një ndërgjegje më të mirë të shoqërisë në raport me hapësirat publike. Kjo temë është një nismë të cilën Anibar nuk e ka menduar që të zhvillohet vetëm gjatë festivalit, por të themelohet e të sfidohet edhe gjatë viteve të ardhshme.

Në Gusht 2017, Festivali i Filmit të Animuar hap dyert dhe mirëpret mbi 9,000 animatorë entuziastë, artistë dhe audiencë për edicionin e tetë të festivalit të vetëm të animuar në Kosovë.

Aty do të trajtohen mbi 300 filma të animuar që do të shfaqen në programet speciale, tre të metrzhit të gjatë dhe filma të tjerë garues nëpër kategori të ndryshme si dhe do të zhvillohen aktivitete të të gjitha llojeve dhe niveleve të përvojës.

Përpos shfaqjes së filmave, Anibari ka investuar në kapacitetin e zhvillimit të rinisë dhe fëmijëve nëpërmjet trajnimeve, punëtorive, debateve dhe aktiviteteve të tjera që ju mundëson të gjithë artistëve ballkanikë të rrisin dukshmërinë e tyre në tregjet ndërkombëtare. Kjo ka bërë që të rritet interesimi dhe involvimi i të rinjëve në fushën e animacionit, dhe në përgjithësi të vetëdijësohen të rinjët në kulturën e filmit përkatësisht të kinematografisë, në këtë rast të filmave të animuar.

Në përfundim të filmave dhe të aktiviteteve, në fund të secilës natë të festivalit do të ketë ndeja me muzikë, ku Anibar sjell artistë nga më të ndryshmit nga Kosova dhe rajoni për të kënaqur shijen e secilit pjesëmarrës dhe për të rikthyer muzikën bashkohore në qytet. 313 filma, 5 punëtori, 11 programe speciale, 5 prezantime, 7 after party, 14 performues, 4 kino – të githa këto vijnë gjatë ditëve 14-20 Gusht në qytetin e Pejës, për të festuar edicionin e tetë të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar – Anibar.

Drejtori i Festivalit Nërkombëtar të Animacionit Melbourne vjen në Anibar me dy prezantime

Malcolm Turner, udhëheqësi i Festivalit Ndërkombëtar të Animacioni në Melbourne do të jetë prezent në edicionin e tetë të Anibarit, për të prezentuar 2 programe speciale qe ka kuruar për festivalin Anibar. Malcolm po sjell në Anibar filmin Grendel, Grendel, Grendel nga Alex Stitt, i cili është film i bazuar në romanin me emër të njejtë. Ai do e prezantojë filmin, dhe më pas do të flasë edhe për regjisorin e filmit, dhe do të shpërndajë edhe te shikuesit 2 kopje të librave të Alex Stitt.

Prezentimi i dytë do të jetë i shkurtër, ku Malcolm do e prezentojë programin e filmave Australian Showcase. Pas prezentimit pasojnë 17 filmat më të mirë e më të fundit të animuar Australianë, të mbledhur në një program dhe të selektuar vetëm për publikun e Anibarit.

Australian Showcase Program me prezentim të M.Turner do të mbahet të Martën më 15 Gusht, prej orës 12:00 në kinemanë Jusuf Gervalla. Grendel, Grendel, Grendel bashkë me prezentim fillojnë në orën 14:00, të Enjten me 17 Gusht.

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar prezenton jurin e edicionit të 8, të përbërë nga një grup i animatorëve vlerësues kritik, të kompletuar në fushën e animacionit të cilët janë të njohur për punën e tyre. Ndarë në katër kategori garuese të festivalit, këtë vit juria do të vlerësojë 90 filma të cilët reflektojë diversitetitn e programit të këtij edicioni, që tregon animacionin në të gjitha format e veta.

Juria e edicionit të tetë të “Anibar”

Juria kryesore
Aneta Ozorek- Poloni
Georges Schwizgebel- Zvicër
Pedro Rivero- Spanjë
Gerta Xhelo- Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Tünde Vollenbroek- Holandë

Juria e studentëve
Juria e studentëve është juri e bazuar në studentë Kosovar, të ofruar me mundësinë e përmirësimit të aftësive profesionale me anë të festivalit, ku do të kenë mundësinë të mentorohen nga një profesionist në termet e vlerësimit.

Andi Gola – Kosovë
Edvin Susuri – Kosovë
Jeta Dobranja – Kosovë
Lunik Berisha – Kosovë

Mentori i jurisë së studentëve është:
Maros Brojo – Sllovakia

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)