Këngëtari Alban Skënderaj dhe DJ Dalool kanë përgatitur së fundmi projektin e tyre më të ri me titull “1000 premtime”.
Një këngë e cila të mbush me emocion, me një tekst dhe domethënie të veçantë ka bërë bashkë kësaj radhe dy emra shumë të pëlqyer nga publiku.
Është kënga e dytë që sjell për këtë vit, kantautori Alban Skënderaj rrëfen në një prononcim për Telegrafin se si arritën deri tek bashkëpunimi i dytë me DJ Dalool.
“Ky është një projekt i nisur nga Dalool me bashkëpunëtorin e tij Avaxuss. Unë jam disi i ftuar në këtë këngë, e cila është moderne dhe tepër profesionale për tregun muzikor shqiptar. Unë jam integruar në tekst dhe melodi, dhe gjithashtu mbas në konceptimin e klipit që po realizohet nga Entermedia”, tha Alban Skënderaj për Telegrafin.
Përndryshe, “1000 premime” është bashkëpunimi i tyre i dytë pas këngës së suksesshme “Peng”, të cilën e sollën vite më parë. Më tej në rrëfimin e tij Skënderaj tregoi dallimin dhe risitë e reja që presin në këtë bashkëpunim.
“Kënga e parë ka qenë eksperimentale, besoj se ky projekt ka gjasa të jetë shumë më i pëlqyeshëm nga të gjithë”, u shpreh ai.
Por, a është kënga “1000 premtime” dedikim?
“Kënga nuk është një dedikim konkret. Por mesazhi i klipit është vlefshëm, sepse ka përbrenda aspekte sociale të rëndësishme në lidhje me besimin, mosmirënjohjen dhe fjalën e dhënë”, u shpreh këngëtari.
Ndërkohë klipi, si një ndër komponentët më të rëndësishëm të projektit, i është besuar produksionit Entermedia, të cilët kanë sjell plot ngjarje interesante brenda tij, duke mos involvuar vetëm protagonistët kryesorë brenda, por duke shkuar dhe më tej…
“Videoklipi është pikërisht dëshira një pikë-takimi artistik midis muzikës dhe filmit. Pra, jemi mësuar që në këngë me ritëm të shikojmë klipe që nuk flasin fare por vetëm përcjellin tingujt. Në këtë rast klipi flet shumë dhe është një vlerë e shtuar që kompleton një koncept të caktuar”, përfundon Alban Skënderaj në rrëfimin e tij.
Ndërkohë pjesë e klipit do të jenë edhe aktorët Nita Krasniqi dhe Hafiz Qerimi – Doki.
Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e kryera për klipin “1000 premtime”, i cili publikohet nesër (e mërkurë), ndërsa ju sjellim disa imazhe ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve, bashkë me trailerin e klipit. /Telegrafi/
Traileri i klipit:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'