LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet kryesore të ditës së 51-të të agresionit rus në Ukrainë

Zhvillimet kryesore të ditës së 51-të të agresionit rus në Ukrainë
Map of Ukraine.

Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Më poshtë janë zhvillimet kryesore të ditës së 51-të të agresionit rus në Ukrainë.


Autoritetet ukrainase pretendojnë se kanë gjetur më shumë se 900 trupa të pajetë të civilëve rreth Kievit;

Zelensky i kërkoi Bidenit ta fut Rusinë në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit
Lexo po ashtu Zelensky i kërkoi Bidenit ta fut Rusinë në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

Putin paralajmëroi se Evropa do të vuante “pasoja të mëdha” nëse refuzojnë blerjen e naftës dhe gazit rus;

Zelensky paralajmëroi botën se Putini mund të përdorë armë bërthamore;

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se dy raketa ukrainase goditën anijen ruse Moskva;

Rusia ka kërcënuar sërish Finlandën dhe Suedinë, të cilat po shqyrtojnë anëtarësimin në NATO, dhe më pas kërcënoi Shtetet e Bashkuara me “pasoja të paparashikueshme” nëse vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë;

Zyrtari amerikan tregon katër arsyet se pse u mbyt luftanija ruse Moskva
Lexo po ashtu Zyrtari amerikan tregon katër arsyet se pse u mbyt luftanija ruse Moskva

Ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë kapitenin e luftanijes Moskva;

Zelensky i ka kërkuar Bidenit që ta fut Rusinë në listën e shteteve që sponsorizon terrorizmin. /Telegrafi/