LAJMI I FUNDIT:

Zelensky në PE: Rusia dëshiron të shkatërrojë mënyrën e jetesës evropiane – është vendi më antievropian në botë

Zelensky në PE: Rusia dëshiron të shkatërrojë mënyrën e jetesës evropiane – është vendi më antievropian në botë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili po qëndron në Bruksel në takimin e liderëve të BE-së, i është drejtuar të pranishmëve në Parlamentin Evropian.

“Faleminderit për qasjen tuaj parimore dhe energjike, dy cilësi që kanë mbetur konstante gjatë kësaj lufte për Evropën”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.


“Jam këtu për të luftuar për rikthimin e Ukrainës aty ku e ka vendin”, shtoi presidenti ukrainas.

Sipas tij, vlera e jetës në Rusi është shkatërruar, vetëm ata në Kremlin kanë vlerë. Rusia i sheh njerëzit e saj si makineri që mbajnë armë, tha Zelensky.

Zelensky në Bruksel për samitin e liderëve të BE-së, i drejtohet të pranishmëve në Parlamentin Evropian
Lexo po ashtu Zelensky në Bruksel për samitin e liderëve të BE-së, i drejtohet të pranishmëve në Parlamentin Evropian

“Regjimi rus urren të gjithë drejtësinë dhe diversitetin shoqëror, inkurajon ksenofobinë, përpiqet ta bëjë realitetin çnjerëzor të viteve 30-ta dhe 40-ta realitet sot. Duhet të mbrohemi, kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Evropën. Paqja nuk do të jetë e mundur derisa nuk e mundim fuqinë antievropiane”, shtoi ai.

Zelensky theksoi para të pranishmëve në sallën e Parlamentit Evropian, se Rusia dëshiron të shkatërrojë mënyrën e jetës evropiane, por se një gjë e tillë sipas tij nuk do të lejohet të ndodhë.

Është i bindur që Rusia është “fuqia më madhe antievropiane në botë, dhe se presidenti rus Vladimir Putin është një diktator me rezerva të mëdha të armëve sovjetike dhe armë të regjimit diktatorial siç është Irani”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori