LAJMI I FUNDIT:

Zelensky në Bruksel për samitin e liderëve të BE-së, i drejtohet të pranishmëve në Parlamentin Evropian

Zelensky në Bruksel për samitin e liderëve të BE-së, i drejtohet të pranishmëve në Parlamentin Evropian

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Bruksel, ku po merr pjesë në samitin e liderëve të BE-së dhe i është drejtuar deputetëve të Parlamentit Evropian.

Zelensky u prit në aeroportin e Brukselit nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Telegrafi.


Presidenti ukrainas mbërriti fillimisht në Parlamentin Evropian, ku u përshëndet nga kryetarja e Kuvendit, Roberta Metsola, dhe iu bë mirëseardhja festive me intonimin e himnit të Ukrainës dhe atij evropian.

Pas Londrës, Zelensky për vizitë në Paris – takohet me Macronin dhe Scholzin
Lexo po ashtu Pas Londrës, Zelensky për vizitë në Paris – takohet me Macronin dhe Scholzin

Zelensky ishte në Londër dje, ndërsa në mbrëmje në Paris, ku foli me presidentin francez Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Edhe pse ishte e qartë se ai do të vinte në Bruksel pas Londrës dhe Parisit, BE nuk deshi ta konfirmonte zyrtarisht mbërritjen e tij deri në momentin e fundit.

Duke qenë se nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u takuar me të gjithë individualisht, takimet do të organizohen në grupe me disa kryetarë shtetesh.

Stoltenberg: Ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi
Lexo po ashtu Stoltenberg: Ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi

Kjo është vizita e tij e parë në Bruksel pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt të vitit të kaluar. Që nga fillimi i luftës, Zelensky u është drejtuar gjashtë herë liderëve të BE-së në samitet e tyre përmes video lidhjes.

Nga Londra dhe Parisi, Zelensky u bëri thirrje aleatëve që të përshpejtojnë dërgimin e ndihmës ushtarake, përfshirë aeroplanët luftarakë, dhe pritet që ai të përsërisë të njëjtat thirrje nga Brukseli. /Telegrafi/