Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur të sigurojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Për medaljen e bronztë Shpati mposhti me Ippon, Rayane Zakaria Benatia nga Algjeria.


Xhudisti kosovar e zhvilloi garën me sukses, duke triumfuar ndaj përfaqësuesit të Algjerisë dhe duke siguruar kështu një tjetër medalje për Kosovën në “Taranto 2026”.

Zekaj e nisi garën në mënyrë të shkëlqyer, pasi në xhiron e parë mposhti me Ippon malazezin Aleksandar Tomic.

Megjithatë, në çerekfinale ai u mposht me Ippon nga tuniziani Koussay Ben Gares, rezultat që e dërgoi në repesazh.

Por Shpati nuk u dorëzua dhe përmes repesazhit arriti të rikthehet fuqishëm, duke fituar duelin për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 100 kilogramë. /Telegrafi/

telegrafi sport app