LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse

Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërrojë objektivat “e buta” ruse, ka njoftuar një analist ushtarak.

Bëhet e ditur se Britania e Madhe po i jep Ukrainës një sasi të vogël bombash Paveway IV si pjesë e shpërndarjes së saj të ndihmës.


Bombat Paveway IV hidhen nga aeroplanët dhe peshojnë rreth 226 kilogram. Ato përmbajnë një laser që do të thotë se mund të operojnë edhe në mot të keq, sipas Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Kjo është një armë e mirë kundër objektivave të buta, që do të thotë se mbrojtja ajrore, radarët, depot dhe qendrat e komunikimit do të jenë objektivat kryesore”, tha Sergej Sumlenny, themelues i qendrës gjermane të mendimit.

Pajisje të tilla thuhet se mund të konkurrojnë kundër bombave ruse rrëshqitëse.

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Lexo po ashtu A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Megjithatë, qëndrim tjetër ka James Black, ndihmësdrejtor në institutin RAND Europe, sipas të cilit bombat mund të jenë problem pasi forcat ukrainase janë më pak të avancuara se ato ruse.

Gjithashtu, Black tha se raketat amerikane me rreze të gjatë do të kenë vlerë më të madhe në ushtrinë e Ukrainës pasi synojnë një gamë më të gjerë objektivash ruse.

Ndryshe, përveç bombave Paveway IV, ndihma britanike për Ukrainën e cila arrin në rreth 625 milionë dollarë, përfshin rreth 400 automjete, 1,600 raketa dhe katër milionë fishekë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori