Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2022 në Superligën e Kosovës në futboll.
Viti 2022 ka qenë shumë interesant dhe me garë të madhe mes skuadrave si në pjesën e dytë të sezonit 2021/22, ashtu edhe në gjysmën e parë të sezonit të ri 2022/23.
Ky vit ka sjell ndeshje të mëdha dhe kualitet në rritje sa i përket aspektit ekipor, por edhe individual të futbollistëve, të cilët kanë treguar ngritje të mëdha.
Suksesi më i madh padyshim se ishte paraqitja e kampionit aktual të Kosovës, Ballkanit, në garat ndërkombëtare apo më saktë në Ligën e Konferencës.
Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 202 në Superligën e Kosovës në futboll.
Në këtë vit, futbollisti më i mirë është zgjedhur mbrojtësit këmbëshpejtë i kampionit në fuqi, Ballkanit, Armend Thaqi.
Përveç futbollistit më të mirë të vitit, Telegrafi ka ndarë çmimet edhe për portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë.
Këto çmime shkuan për Faton Malokun (Drita), Ilir Krasniqin (Llapi), Meriton Korenicën (Ballkani) dhe Ermal Krasniqi (Ballkani).
Trajneri më i mirë u zgjodh Ilir Daja i Ballkanit, ndërsa për herë të parë u nda edhe çmimi “Më i Miri nga lexuesit” që shkoi për Albion Rrahmanin (Ballkani).
Faton Maloku – Portieri më i mirë i vitit
Portieri gjilanas pa dyshim ka qenë më i miri në pozitën e tij gjatë vitit 2022, duke e mbajtur Dritën në garë për titull sezonin e fundit dhe duke e ndihmuar të dalë kampion vjeshtor këtë sezon.
Maloku gjatë vitit 2022 luajtur gjithsej 36 ndeshje, ku ka pranuar 34 gola, ndërsa në 13 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.
Ilir Krasniqi – Mbrojtësi më i mirë i vitit
Djaloshi i ri ka qenë thuajse sensacioni i vitit pasi me paraqitjet e tij të mira me Llapin, ka fituar edhe ftesën të Përfaqësuesja e Kosovës, ku edhe ka debutuar.
22-vjeçari ka luajtur në disa pozita këtë vit, nga qendra e mesfushës, te qendra e mbrojtjes dhe krahu i djathtë i mbrojtjes.
Krasniqi gjatë vitit 2022 ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe dy gola dhe dy asistime.
Meriton Korenica – Mesfushori më i mirë i vitit
Rahovecasi padyshim se është njëri nga lojtarët më kualitativ të viteve të fundit në Kosovës dhe këtë e ka dëshmuar në vitin e fundit, duke qenë njëri nga më meritorët në titullin e fituar nga Ballkani dhe kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.
Korenica gjatë vitit 22 ka zhvilluar plot 45 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar katër asistime.
Ermal Krasniqi – Sulmuesi më i mirë i vitit
Djaloshi nga Malisheva ka qenë i jashtëzakonshëm në vitin e fundit, duke qenë nga më të mirët te Ballkani në suksesin e titullit kampion dhe kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.
Krasniqi gjatë vitit 2022 ka zhvilluar gjithsej 46 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 20 gola dhe dhuruar tetë asistime.
Lindon Emërllahu – Talenti i vitit
Emerllahu ka qenë padyshim zbulimi më i madh i vitit duke qenë titullar i rregullt i Ballkanit dhe ‘motori’ i skuadrës në sezonin ku fituan titullin dhe bën historinë duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës.
Paraqitjet e mira me Ballkanin ia siguruan Emërllahut ftesën te Përfaqësuesja e Kosovës dhe debutimin me ekipin A të Dardanëve.
Talenti 20-vjeçar gjatë vitit 2022 ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shtuar edhe një asistim.
Ilir Daja – Trajneri i vitit
Trajneri nga Shqipëria ka vulosur suksesin e tij edhe me Ballkanin, pas sukseseve të shumta me klubet shqiptare si Elbasani, Dinamo, Tirana dhe Skënderbeu.
Daja në sezonin e tij të parë si trajner i therandasve solli titullin e parë kampion në histori të klubit, teksa kualifikoi gjithashtu në grupet e Ligës së Konferencës.
Albion Rrahmani – Më i miri nga lexuesit
Djaloshi llapjan i ka fituar çmimin “më i miri nga lexuesit” për vitin 2022, çmim i cili dhurohet për herë të parë këtë vit nga redaksia e sportit në portalin numër një në vend Telegrafi.
Në këtë sondazh ku ishin plot 17 futbollistë, pati mbi 8000 vota apo më saktësisht plot 8046 vota, të cilat zgjodhën edhe fituesin.
Rrahmani ishte njëri nga më meritorët në suksesin e Ballkanit këtë sezon ku u kualifikuan në Ligën e Konferencës, pasi shënoi 7 gola në 6 ndeshje, ndërsa në sezonin vjeshtor në Superligën e Kosovës, llapjani ka shënuar 7 gola dhe 3 asistime në 17 ndeshje.
Armend Thaqi – Lojtari më i mirë i vitit
Çmimi i më të mirit të vitit i takon Thaqit pa asnjë dyshim. Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte padyshim më i miri te Ballkani në vitin e fundit, ku fituan titullin kampion dhe siguruan kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.
Thaqi gjatë vitit 2022 ishte i papërmbajtshëm gjatë vitit 2022 duke luajtur plot 47 ndeshje dhe duke shënuar tetë gola dhe 14 asistime në të gjitha garat.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Na shpëtoi disa herë”, tifozët e Real Madridit lavdërojnë ‘heroin e vërtetë’ përballë Atletico Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës