LAJMI I FUNDIT:

Sistemi zgjedhor që i përshtatet Kosovës

-Kosovës i duhet një sistem zgjedhor mix (maxhoritar-proporcional), me kryetarë komunash të zgjedhur nga vota direkte dhe me president të zgjedhur direkt.

-Kosova duhet t’i ketë 60 zona zgjedhore për zgjedhjet kombëtare dhe rreth 420 zona zgjedhore për zgjedhjet lokale.


-Vetëm kështu Kosova ka gjasë të krijojë një klasë të përgjegjshme politike. Në të kundërtën, me një sistem të pastër proporcional qoftë ai edhe me lista të hapura, Kosova do të vazhdojë të jetë barrë e bashkësisë ndërkombëtare dhe do të rrezikojë të zhbëhet.

Në nivel lokal

Kryetarët e komunave duhet të zgjidhen në mënyrë direkte. Partitë që kanë kandidatë duhet t’i kandidojnë, ndërsa partitë më të vogla mund të shprehin përkrahje publike për ndonjërin prej kandidateve në bazë të marrëveshjeve reciproke.

Komunat që kanë 41 këshilltarë do të ndaheshin në 25 zona zgjedhore përafërsisht të barabarta (rreth 5000 banorë për zonë zgjedhore). Kështu një fshat i madh ndahet në dy zona ose 2-3 fshatra të vegjël krijojnë një zonë zgjedhore. Një lagje në qytet një zonë. Partitë i kandidojnë kandidatet e tyre për zonat ku kanë kandidatë ose merren vesh të përkrahin kandidatët reciprokë. Pjesa tjetër prej 16 këshilltarëve plotësohet nga proporcionali i partive sepse në kutitë e votimit votuesi voton në tri lista. Në njërën listë voton për kryetarin e Komunës, në tjetrën për përfaqësuesin e zonës (fshatit, lagjes) në Kuvendin Komunal dhe në listën e tretë për partinë e tij të preferuar. Kështu p.sh. nëse nga 25 këshilltarë komunalë që kanë fituar në zgjedhje të drejtpërdrejta 22 këshilltarë janë të Partisë A, dy janë të partisë B, ndërsa një është i partisë C dhe, në listën e partive partia A ka fituar 51% të votave, Partia B ka fituar 25%, Partia C ka fituar 12%, Partia D ka fituar 8% etj. Atëherë nga 16 kandidatët e proporcionalit nga partia A nuk shtohet asnjë kandidat sepse ajo e ka tejkaluar kuotën e 51% me kandidatë të zgjedhur direkt, Partisë B i shtohen edhe 8 kandidatë nga lista e partisë (2 + 8 = 10 që është përafërsisht 25% i numrit 41), Partisë C i shtohen edhe 4 kandidatë nga lista proporcionale (1+4 = 5 që është përafërsisht 12% i numrit 41), e kështu me radhë.

Komunat që kanë 31 këshilltarë i zgjedhin 21 këshilltarë direkt dhe 10 nga listat e partive. Komunat me 17 këshilltarë i zgjedhin 12 direkt dhe 5 nga listat e partive. Ndërsa komunat me 51 këshilltarë zgjedhin 31 direkt dhe 20 nga lista e partive.

Kjo sa u përket zgjedhjeve komunale.

Në qytetet e mëdha me dy e më tepër komuna siç mund të jetë tani Mitrovica, e në të ardhmen edhe Prishtina e ndonjë qytet tjetër, votuesit votojnë edhe për kryebashkiakun dhe e zgjedhin atë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në nivel kombëtar

Në zgjedhjet kombëtare po ashtu duhet të sanksionohet me ligj sistemi miks maxhoritar-proporcional. Kosova duhet të ndahet në 60 zona zgjedhore përafërsisht të barabarta (1 zonë = 35 mijë banorë, përafërsisht 20 mijë votues). Secila nga këto zona zgjedh deputetin e vet. Partitë e propozojnë nga një kandidat. Ato që nuk kanë kandidatë mund të mbështesin kandidatin e ndonjë partie tjetër. 40 deputetët tjerë zgjedhen nga lista proporcionale e partive në bazë të përqindjes respektive të votave duke e korrigjuar përfaqësimin në Parlament. Ta zëmë, nëse të gjithë 60 deputetet e zgjedhur direkt janë nga radhët e Partisë A e cila në listën e partive ka fituar, ta zëmë, 55% të votave, atëherë 40 deputetet tjerë zgjedhën nga radhët e partive B, C, etj., varësisht nga përqindja e fituar si lista partiake. Partia mund të krijojë radhitjen e listës në bazë të numrit të votave që kandidati ka fituar në betejat direkte apo në bazë të asaj se sa ka qenë afër fitores në zonën e tij zgjedhore.

Votuesi në zgjedhjet kombëtare të Kosovës voton për deputetin e zonës dhe për listën e partisë së preferuar. Ai ka të drejtë që të votojë, ta zëmë, për kandidatin N që i takon partisë A dhe për listën e partisë A, por mund të votojë edhe për kandidatin N që i takon partisë A ndërsa në listën e partive për partinë B.

Në rast të dorëheqjes apo vdekjes së deputetit apo këshilltarit, atëherë zëvendësimi bëhet varësisht nga mënyra se si është zgjedhur deputeti që ka dhënë dorëheqje apo ai që ka vdekur. Nëse deputeti ka qenë përfaqësues zone atëherë në atë zonë organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme. Nëse deputeti është futur në Kuvend nga lista partiake atëherë Kuvendi Kombëtar (përkatësisht i degës) i partisë të cilës i ka takuar deputeti, përkatësisht këshilltari e zgjedh deputetin/këshilltarin e ri.

Përvoja e qeverisjes së UNMIK-ut në Kosovë ka treguar se vetëm ndërhyrja ndërkombëtare ka mundësuar zgjedhjen e Presidentit nga ana e Parlamentit. Për të shmangur këtë pengesë Kosovës i duhet një sistem politik presidencial. Pothuaj të gjitha shtetet në Ballkan me përjashtim të Shqipërisë e kanë një sistem të tillë. Kroacia, Boisnja, Mali i Zi, Serbia, Rumunia, Maqedonia. Jemi dëshmitarë të problemeve në Shqipëri lidhur me zgjedhjen e Presidentit të saj pikërisht nga fakti se Presidentin e saj e zgjedh Parlamenti e nuk zgjidhet direkt. Pra Kosovës i duhet një sistem presidencial. Nëse Parlamenti i Kosovës miraton këtë sistem zgjedhor në ligjin për zgjedhjet dhe inkorporon këtë në kushtetutën e re, atëherë Kosova ka gjasë të krijojë një klasë të përgjegjshme politike. Në të kundërtën, nëse Kosova miraton një sistem zgjedhor vetëm proporcional sikur deri më tani, qoftë ai me lista të mbyllura apo edhe të hapura, Kosova do të vazhdojë të jetë barrë e bashkësisë ndërkombëtare dhe do të rrezikojë të zhbëhet.

P.S.
Këtë shkrim e kam botuar më 23.04.2007. Po e ribotoj për shkak të aktualitetit dhe së asnjë arsye nuk ka ndryshuar në ndërkohë.

Në trend

Më shumë
Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin

Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin

Evropa
Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Magazina
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori