COVID-19 transmetohet nga personi në person nëpërmjet piklave respiratore, të cilat tajiten nga trupi me teshtitje apo kollitje
Fredrick Sherman, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Mount Sinai, këshillon se si të silleni kur dikush në afërsinë tuaj teshtin apo kollit
– Menjëherë nxirrni frymën jashtë në mënyrë që të shmangni thithjen e piklave apo aerosolit. Shtrëngoni buzët në mënyrë që nxjerrja e frymës të zgjasë më shumë. Ktheni kokën në tërësi në anën e kundërt të personit dhe filloni të ecni”, këshillon Sherman.
Kjo metodë nuk ju mbron në tërësi nga infektimi me coronavirus, mirëpo mund të zvogëlojë sasinë e virusit ndaj të cilit jeni ekspozuar, nëse personi i cili ndodhet në afërsinë tuaj është i sëmurë dhe teshtin apo kollit.
Është e sigurt që do të sëmureni, nëse thithni dozë më të madhe të virusit, shkruan Huff Post, përcjell Telegrafi.
Koha në të cilën keni qenë të ekspozuar me grimca infektuese gjithashtu është e rëndësishme në kuptimin e transmetimit.
Sa më gjatë që të jenë grimcat virusale rreth jush, virusi ka aq më shumë kohë që të futet në trupin tuaj.
Bashkë me këtë, ekzistojnë edhe disa gjëra të cilave duhet t’u kushtoni kujdes, në mënyrë që rreziku nga infektimi të zvogëlohet.
Qendra e Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve (CDC) thekson që mundësia e infektimit është më e lartë në lokale të mbyllura sesa në vende të hapura, në rend të parë për shkak të ventilimit dhe vështirësisë së mbajtjes së distancës fizike.
Maska mbrojtëse
Albert Ko, epidemiolog, në Shkollën e Shëndetit Publik në Yale, për The Atlantic thekson se njerëzit duhet të pranojnë që maskat e fytyrës “do të jenë një pjesë e jetës tonë për një kohë të pacaktuar”.
Disa ekspertë madje thonë se përdorimi i maskave për fytyrën mund të zgjasë deri në vitin 2021, edhe kur ka një vaksinë.
Pos kësaj, është me rëndësi që ta bartni maskën në mënyrë të drejtë, e cila deri tani konsiderohet mbrojtja më efektive nga virusi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë