LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja raporton 1076 vdekje dhe më shumë se 51 mijë raste të reja me COVID-19

SHBA-ja raporton 1076 vdekje dhe më shumë se 51 mijë raste të reja me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të konfirmojnë numra të lartë të të infektuarve me pandeminë globale.

SHBA-ja ka raportuar 51,443 raste të reja me COVID-19 dhe 1.076 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton CNN, transmeton Telegrafi.


Janë të paktën 5,248,854 raste me coronavirus dhe 167,110 njerëz kanë vdekur nga virusi në SHBA, tregojnë shifrat e universitetit.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, thuhet se rreth 21 milionë njerëz në botë janë infektuar me virusin gjersa kanë ndërruar jetë mbi 756 mijë persona. /Telegrafi/