LAJMI I FUNDIT:

Raporti i SHBA-së për liqenin e Ujmanit, deklarata e presidentes Osmani në Vjenë dhe takimi i kryeministrit Kurti me presidentin francez – top lajmet e javës

Raporti i SHBA-së për liqenin e Ujmanit, deklarata e presidentes Osmani në Vjenë dhe takimi i kryeministrit Kurti me presidentin francez – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë bëri të ditur se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

Ky studim ishte paraparë të bëhet në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.


Po javën që po lëmë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ishte për vizitë zyrtare në Austri, ndërkaq kryeministri i vendit për vizitë ishte në Francë, ku u takua me presidentin Emmanuel Macron.

SHBA: Çështja e Liqenit të Ujmanit të rregullohet sipas traktatit të lumit Kolumbia

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë javën që po lëmë pas i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

Ky studim ishte paraparë të bëhet në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.

“Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe Ambasada e SHBA-së në Beogradit i kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë raportin për Liqenin e Ujmanit, kështu duke përmbushur një nga zotimet Marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, përcjell Telegrafi.

Ujmani është një liqe artificial i ndërtuar në shtratin e lumit Ibër, në veri të Kosovës.

“Në propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër”, thuhet në dokument.

Raporti ka nxjerrë katër rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë nga Liqeni i Ujmanit:

Përditësimi i infrastrukturës së ujit. Implementimi i rekomandimeve të Bankës Botërore për riparimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e kanalit të Ibër-Lepencit përfshirë rezervuarin e Mihaliqit, për tu rritur siguria e sistemit të furnizimit me ujë dhe sigurinë e ujit në rajon.

Zbatimi i sistemi i Kontrollit Mbikëqyrës dhe Marrjes së të Dhënave (SCADA) në hidrocentralin Ujman për të rritur të hyrat e termocentralit dhe për të mbështetur më tej balancimin e ngarkesës. Duke përdorur sistemet SCADA, përmirësoni infrastrukturën e ujit dhe elektricitetit në sistemin në Ujman. Lidhja e të dhënat e siguruara dhe kontrollet me sistemin menaxhues të energjisë KOSTT, do të ofrohen mundësitë për KOSTT-in që të balancojë ngarkesën dhe të menaxhojë çmimet rajonale të energjisë elektrike. Për hidrocentralin Gazivodë/Ujman, parashikimet për kërkesat për energji ndër të tjera do të rrisnin të hyrat, duke planifikuar operacionet e energjisë ujore kur çmimet janë të lartas. Marrëveshjet operuese janë të nevojshme. Të dhënat SCADA mund po ashtu të përdoren për të informuar planifikimin e modeleve të sistemit të energjisë dhe për të ndihmuar të të identifikohen investimet e nevojshme në infrastrukturë që mund të duhen për të ofruar shërbime operacionale më ekonomike, ndër të shtohet fleksibiliteti i nevojshëm për të integruar energjinë së ripërtërishme.

Zbatimin e një komisioni lumor dhe vlerësimi i shërbimeve të lumenjve.  Formimi një komision i Lumit Ibër i cili do të mbështetëse operimet akterët rajonalë dhe koordinonte operimet e lumit. Një komision i lumit do të përkrahte diskutimet mes palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore, përfshirë ndërmarrjen e aksioneve nga palët për të ndikuar direkt në furnizim me ujë dhe shërbime lumore për të dyja palët. Për këtë, SHBA-ja ka thënë se ka rishikuar nëntë marrëveshje ndërkufitare të lumenjve në Evropë. Sipas SHBA-së, asnjë nga këto marrëveshje evropiane nuk i mbulon sfidat rajonale të lumit Ibër. Për këtë ka propozuar një koordinim teknik siç zhvillohet në lumin Columbia, në bazë të Traktatit mes SHBA-së dhe Kanadasë

Të përmirësohet parashikueshmëria e furnizimit me ujë. Sistemi i Ujmanit duket se luan rol të ngjashëm me Digën e Grand Couleet në lumin Columbia në Paqësorin Veriperëndimor në SHBA sa i përket kontributit të tij për sistemin e maganizimit për furnizim me ujë gjatë sezoneve, dhe energjinë ujore dhe po ashtu për shërbimet e kontrollit të përmbytjes – të gjitha të bazuara në një kombinim të parashikimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër, të gjitha të bazuara në një kombinim të parashkimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër. Ne propozojmë që Serbia dhe Kosova të eksplorojnë vlerën e parashikimeve të fluksit sezonal dhe fluksit të parashikimeve, të cilat janë produkte të parashikimeve në dispozicion të Komisionit Evropian në rajonin e Ballkanit, për të përmirësuar planifikimin e operacioneve në sistemin e Ujmanit. Ndikimi i ndryshimit të klimës në furnizimin me ujë gjithashtu duhet të merret në konsideratë, në së bashku me ndikimin e saj në kërkesën për ujë dhe kërkesën për energji elektrike të përbërë me ndikimi i zhvillimit socio-ekonomik dhe tranzicionit të sektorit të energjisë.

Më 4 shtator 2020, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshjen për normalizim ekonomik.

“Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”, thuhet në dokument.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte miratuar planin 16-pikësh për zbatimin e kësaj Marrëveshje.

Pika e shtatë e këtij plani është që të dy palët do të punojnë me Departamentin e Energjisë në SHBA dhe njësi të tjera të Qeverisë së SHBA-ve në një studim të fizibilitetit për qëllimet e shfrytëzimit të përbashkët të Liqenit Ujmanit, si burim i mundshëm i ujit dhe energjisë.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga SHBA-ja.

Presidentja Osmani nga Vjena i bën ftesë Vuçiqit të vendosë lule në Batajnicë, aty ku u gjetën fëmijë e gra të vrarë nga regjimi i Serbisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit në Vjenë me homologun Alexander Van der Bellen ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që së paku të vendosë një lule në Bajtanicë, ku ndodhet një varrezë masive me trupat e fëmijëve dhe grave të vrarë nga regjimi serb gjatë luftës së vitit 1999.

Osmani tha se Serbia ka zhvilluar luftë të tmerrshme në Kosovë kundër civilëve të pafajshëm dhe nga ajo luftë ka pasur mbi 13 mijë civilë të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuar nga forcat serbe dhe theksoi se nuk asnjë rast të drejtësisë për këto krime.

“…Numrin më të madh të fëmijëve të vrarë nëse krahasohet me numrin e popullatës krahasuar me shtetet e rajonit dhe ka akoma mbi 1600 persona të zhdukur. Për këto krime akoma nuk ka drejtësi dhe akoma nuk ka kërkim falje nga Serbia dhe për fat të keq nuk ka akoma pendesë. I bëj ftesë presidentit të Serbisë, Vuçiq që së paku ta vendosë një lule në Batajnicë, në varrezën masive ku janë gjetur qindra gra e fëmijë të vegjël që janë vrarë gjatë luftës në Kosovë”, u shpreh presidentja Osmani, raporton Telegrafi.

“Ajo çka dua të them se për të pasur sukses, cilido proces, jo vetëm ndërmjet Kosovës e Serbisë, po historia ka dëshmuar se çdo herë ku ka pasur luftë e padrejtësi ajo që ka qenë parakusht për të arritur paqe të qëndrueshme ka qenë drejtësia. Ne si Kosovë kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje… të na kthehen eshtrat e personave të pagjetur që familjet e tyre të kenë vend ku të vendosin lule”, u shpreh më tej Osmani.

Presidentja e Kosovës tha se drejtësinë e shohin si parakusht për paqe të qëndrueshme, prandaj për këtë insistojnë gjatë procesit të dialogut.

“… Këtë që ju e quani zgjidhje për ne është njohje reciproke. Është e domosdoshme sepse asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke në kufijtë aktual të Kosovës nuk do të mund të sillte paqe të qëndrueshme në rajon”, u shpreh ajo, kur u pyet cila mund të jetë zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi.

Kurti në Paris fton presidentin Macron ta vizitojë Kosovën, thotë se nuk mori premtim për liberalizimin e vizave

Kryeministri Albin Kurti javën që lamë pas ishte për vizitë zyrtare në Francë, ku u takoi me presidentin francez Emmanuel Macron.

Kurti dhe Macron, para takimit në Pallatin Elysee në Paris kanë mbajtur një konferencë shtypi.

“Jam i privilegjuar të jem këtu me ju, presidentin e një shteti të fuqishëm dhe me histori shumë dimensionale të pranisë në Evropën dhe botën tonë. Është privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministri i shtetit më të ri të Evropës të jem para Pallatit Presidencial të Francës për t’iu garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë me aspiratat evropiane dhe demokratike”, tha Kurti.

“Dua t’iu shprehë mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për drejtësinë e lartë që vendoset në kuadër të NATO-s për t’i dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territore me çdo kusht qoftë edhe me gjenocid mbi civilët”, tha kryeministri, transmeton Telegrafi.

Duke folur për liberalizimin e vizave, ai ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë premtim nga Franca.

Kurti në oborrin e pallatit Elysee, siguroi Macronin se Kosova po ndjek nga afër zhvillimet në Bruksel, sidomos pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden.

“Realiteti i ri ka përbërës të ri. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Ju siguroj president se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos pas ardhjes së Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara, më të drejtë peshuara dhe me një besim më të lartë. Dhe në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë me të gjitha mundësitë tona. Edhe në rajon me marrëdhënie të mira fqinjësore edhe drejt perspektivës dhe integrimeve evropiane”.

Ndërkaq, Macron ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, ndërkaq theksoi se fton Kosovën e Serbinë për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e marrëveshjes.

“Zgjedhja e juaj si kryeministër i Kosovës, dëshmon një qëndrim të fortë demokratik të vendit tuaj. Siç e dini Franca ka qenë vendi i parë që ka njohur Kosovën, të nesërmen pas shpalljes së pavarësisë së vendit tuaj në vitin 2008. Që nga atëherë Franca ka qëndruar pranë Kosovës në një relacion bilateral tanimë si pjesë e strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, Franca ka asistuar për zhvillimin ekonomiko-social të vendit tuaj”, u shpreh Macron.

Macron theksoi se “Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, përfshinë edhe zgjidhjen e çështjes me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve tuaja, në nivel global si i definuar në përshtatje me ligjin”.

“Kjo është e domosdoshme për stabilizimin afatgjatë dhe zhvillimin në tërë regjionin e Ballkanit Perëndimor. Shpreh mbështetjen e vazhdueshme të dialogut Kosovë-Serbi, mirëpo për të arritur një kompromis përfundimtar duhet të ketë patjetër një vullnet të madh politik, nga të dy palët, si nga ju kryeministër Kurti, por edhe nga z.Vuçiq”, u shpreh Macron.

“Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I ftojë Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori