LAJMI I FUNDIT:

“Ju kemi njohur para lufte…ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri  

“Ju kemi njohur para lufte…ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri  

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka pyetur partitë opozitare pse e kanë dërguar Ligjin për byronë në Gjykatë Kushtetuese nëse vërtet janë për luftimin e korrupsionit.

Haxhiu tha se Ligji për byronë kur e sheh se një zyrtar ka pasuri në shpërputhje me të hyrat e thërret me justifiku pasurinë se ku e ka marr.


Zemaj, LVV-së: Me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar
Lexo po ashtu Zemaj, LVV-së: Me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar

“Veç një pyetje e kam nëse përnjëmend…unë dyshoj, kam dyshime shumë, por nëse përnjëmend mendoni se duhet me u luftu korrupsionin pse e dërguar Ligjin për byronë në Gjykatë Kushtetuese.

Sepse Ligji për byronë kur e sheh se një zyrtar ka pasuri në shpërputhje me të ardhurat e thërret me justifiku pasurinë ku e marr… Sepse ne e dimë, ju kemi njohtë edhe para lufte, ju kemi njohtë gjatë luftës e ju njohim edhe tash… milionerë nuk qenë, e jeni bërë milionerë vetëm duke qenë në qeveri”, tha Haxhiu. /Telegrafi/