LAJMI I FUNDIT:

Macron para takimit me Kurtin: Ftoj Kosovën e Serbinë të angazhohen për gjetjen e një kompromisi në dialog

Macron para takimit me Kurtin: Ftoj Kosovën e Serbinë të angazhohen për gjetjen e një kompromisi në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para takimit në Pallatin Elysee në Paris kanë mbajtur një konferencë shtypi.

Macron ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, ndërkaq theksoi se fton Kosovën e Serbinë për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e marrëveshjes.


“Zgjedhja e juaj si kryeministër i Kosovës, dëshmon një qëndrim të fortë demokratik të vendit tuaj. Siç e dini Franca ka qenë vendi i parë që ka njohur Kosovën, të nesërmen pas shpalljes së pavarësisë së vendit tuaj në vitin 2008. Që nga atëherë Franca ka qëndruar pranë Kosovës në një relacion bilateral tanimë si pjesë e strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, Franca ka asistuar për zhvillimin ekonomiko-social të vendit tuaj”, u shpreh Macron.

Ai tha po ashtu se “ne vazhdojmë të përkrahim konsolidimin e ligjit në Kosovë dhe gjithashtu bashkëpunimin kulturor dhe të frankofonisë, por edhe pjesën e shëndetësisë e sigurisë gjë e cila e forcon bashkëpunimin”.

“Kosova, si edhe të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, shpreh interesim për integrim në Bashkimin Evropian”, tha presidenti i Francës.

Macron theksoi se “Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, përfshinë edhe zgjidhjen e çështjes me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve tuaja, në nivel global si i definuar në përshtatje me ligjin”.

“Kjo është e domosdoshme për stabilizimin afatgjatë dhe zhvillimin në tërë regjionin e Ballkanit Perëndimor. Shpreh mbështetjen e vazhdueshme të dialogut Kosovë-Serbi, mirëpo për të arritur një kompromis përfundimtar duhet të ketë patjetër një vullnet të madh politik, nga të dy palët, si nga ju kryeministër Kurti, por edhe nga z.Vuçiq”, u shpreh Macron.

“Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I ftojë Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka qenë personalisht i përfshirë në përshpejtimin e procesit të arritjes së një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë por edhe të proceseve tjera në Ballkanin Perëndimor.

Nën organizimin e tij dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel ishte mbajtur samiti i Berlinit më 29 prill 2019. Por, pak sukses ishte arritur pasi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë për shkak të një takse që kishte vënë Kosova për mallrat serbe.

Më 1 prill, në një letër që presidenti francez Macron ia kishte dërguar kryeministrit Kurti, kishte thënë se ai shpreson që dialogu do të vazhdojë, në mënyrë që të arrihet “një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht e detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës, sikurse edhe të Serbisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të parë më 15 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti kishte propozuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, si dhe ka kërkuar njohjen e ndërsjellë.

Ndërkaq, Vuçiq kishte ngritur çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Megjithatë, palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, të hënën më 21 qershor, ka thënë se në takimin e parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ata janë pajtuar vetëm për nevojën e vazhdimit të dialogut.

Jehona Lushaku-Sadriu, profesoreshë në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, konsideron që Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e paqartë lidhur me qëndrimet dhe qasjen e saj ndaj dialogut me Serbinë. Sipas saj, qëndrimet e ekzekutivit vazhdojnë të përplasen me qëndrimet e vendeve partnere dhe aleate të Kosovës përballë dialogut dhe rezultateve të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori