LAJMI I FUNDIT:

Që nga fillimi i pushtimit rus, janë vrarë 200 fëmijë në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rus, janë vrarë 200 fëmijë në Ukrainë

Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës, ka njoftuar se nga fillimi i pushtimit rus, në këtë shtet evropian janë vrarë 200 fëmijë.

Madje në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë ndodhur sulmet e reja mbi Kiev dhe Lviv, kurse zyrtarët lokalë pretendojnë se me sistem kundërajror kanë arritur të rrëzojnë raketat ruse, transmeton Telegrafi.


Moska ia ndalon hyrjen në Rusi kryeministrit britanik, Sekretares së Jashtme dhe atij të Mbrojtjes
Lexo po ashtu Moska ia ndalon hyrjen në Rusi kryeministrit britanik, Sekretares së Jashtme dhe atij të Mbrojtjes

Sulmi i fundit në Kharkiv rezultoi me humbjen e jetës së dy fëmijëve, e pesë tjerë janë lënduar, ndërkaq pas më shumë se 50 ditë nga fillimi i pushtimit, në Ukrainë për fat të keq janë vrarë 200 fëmijë dhe mbi 360 tjerë janë lënduar.

Në fillim të kësaj jave, UNICEF-i njoftuar se pothuajse dy të tretat e fëmijëve ukrainas janë zhvendosur si pasojë e luftës që po ndodhë.

Deputeti ukrainas thotë se sa më shumë territor që po çlirojnë nga forcat pushtuese, po hasin në horrorin e shkaktuar nga ushtria ruse
Lexo po ashtu Deputeti ukrainas thotë se sa më shumë territor që po çlirojnë nga forcat pushtuese, po hasin në horrorin e shkaktuar nga ushtria ruse

Megjithatë, Kombet e Bashkuara kanë theksuar se 3.2 milionë fëmijë, për të cilët vlerësohet se akoma janë në shtëpitë e tyre – gjenden akoma të ekspozuar ndaj rrezikut.

E pavarësisht që trupat ruse janë tërhequr nga periferia e Kievit, rreziku në këtë qytet nuk është larguar – e këtë më së miri e dëshmojnë sulmet e sotme ajrore nga forcat ruse. /Telegrafi/