LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamje e video dramatike të arrestimit ‘të paligjshëm’ të Dragos Savulescu

Publikohen pamje e video dramatike të arrestimit ‘të paligjshëm’ të Dragos Savulescu

Pamjet të publikuara së fundmi nga sipërmarrësi dhe producenti i filmit, Dragos Savulescu dhe gruaja e tij, Angela Martini, tregon momentin kur ai thotë se u arrestua ‘ilegalisht’ në ishullin e Mykonos.

E xhiruar derisa çifti ishin brenda një makine policie me shpejtësi të madhe, ish-Miss Universe, Angela Martini, dëgjohet në video duke bërtitur ‘pse po vozisni kështu?’ teksa vërehen automjete policie, drita dhe sirena që bien nëpër rrugë.


Ende të tronditur nga sprova e tyre, çifti i famshëm njoftoi sot se ata planifikojnë të padisin autoritetet në Rumani për arrestimin. Policia greke po i përgjigjej një urdhri rumun ekstradimi të lëshuar nga Gjykata e Apelit në Bukuresht.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu (Foto: Instagram)

Duke folur nga shtëpia e tyre në Milano, Savulescu, 47 vjeç, tha; “Ne kurrë nuk duhet ta kishim kaluar këtë. Ajo që bënë autoritetet rumune ishte tmerruese dhe krejtësisht e paligjshme. Rumania nuk kishte të drejtë të urdhëronte arrestimin tim sepse ata e dinin që nga qershori se ekzekutimi i çështjes sime tashmë kishte filluar në Itali dhe, sipas ligjit, kjo heq fuqinë e Rumanisë për të më arrestuar. Ata gënjyen policinë në Greqi për këtë, duke pretenduar – gabimisht – se unë ende nuk kisha filluar ekzekutimin e dënimit tim. Fajin për këtë e kanë plotësisht autoritetet në Rumani”.

Gjykata Greke hedh poshtë mundësinë e ekstradimit të bashkëshortit të Angela Martinit në Rumani
Lexo po ashtu Gjykata Greke hedh poshtë mundësinë e ekstradimit të bashkëshortit të Angela Martinit në Rumani

Për vendimin e tyre për të paditur autoritetet rumune për dëmshpërblim, ai shtoi: “Ne jemi gjuajtur dhe keqtrajtuar nga Rumania për gati 16 vjet për një krim që nuk e kam kryer. Përveç faktit që kam humbur para dhe kohë për shkak të gjithë situatës, ajo ka ndikuar në shëndetin tonë, imazhin tonë, biznesin tonë dhe jetën tonë. Ne do të kërkojmë dëme serioze. Për më tepër, është çështje parimi sepse nuk mund të lejojmë që një shtet abuziv të na shkatërrojë kështu. Ne gjithashtu duhet të inkurajojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë sepse ne nuk jemi viktimat e vetme të këtij shteti, ka shumë, shumë të tjerë”.

Videot e publikuara nga çifti sot kapin mbrëmjen e arrestimit në një restorant buzë plazhit në Mykonos, ku ata kishin shkuar për darkë me miqtë.

Më pas, miliarderi rumun kaloi dy ditë nën arrest para se të lirohej, në pritje të një seance gjyqësore që u zhvillua të mërkurën e kaluar. Edhe pse mbante dokumente nga Italia që tregonin se ishte në gjendje të udhëtonte lirshëm, veprimi i autoriteteve rumune do të thoshte se ai ishte i detyruar të qëndronte në ishull deri javën e kaluar.

Ai pretendon se Rumania i bëri presion policisë greke për të bërë arrestimin, edhe pse urdhri rumun i ekstradimit ishte i shfuqizuar pasi tashmë ishte hedhur poshtë në Itali në vitin 2019. Interpol kishte aplikuar gjithashtu masa të përkohshme në dosjen e Savulescu, duke hequr efektivisht aksesin në të.

Duke folur për akuzat fillestare në Rumani, të lidhura me një rast në 2005, në të cilin ai u dënua në vitin 2019 me 5 vjet e 6 muaj, Savulescu vazhdoi: “Unë e mbroj me forcë pafajësinë time dhe dënimi im ishte thellësisht i paligjshëm”.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu (Foto: Instagram)

Si banor i Italisë që nga viti 2017, Dragos aplikoi me sukses që çështja e tij të njihej ligjërisht në Itali, dhe në shtator të vitit të kaluar Gjykata e Apelit në Napoli më vonë dha një amnisti ndaj dënimit sipas ligjit italian. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori