LAJMI I FUNDIT:

Pritet të krijohet Task Forca Mjekësore për Ballkanin

Pritet të krijohet Task Forca Mjekësore për Ballkanin

Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia kanë rënë dakord të krijojnë një Task Forcë Mjekësore. Ajo do të jetë një njësi mjekësore shumëkombëshe, e dislokueshme që do të mbështesë operacionet për të përballuar fatkeqësitë natyrore apo kriza me karakter human në nivel rajonal.

Marrëveshja mes gjashtë vendeve të Ballkanit për të ngritur një Task Force Mjekësore është e para e këtij lloji. Kriza e azilkërkuesve në vitet e fundit, që arrinin në vendet e Bashkimi Evropian duke kaluar në vendet e Ballkanit Perëndimor tregoi domosdoshmërinë e koordinimit dhe bashkëpunimit rajonal edhe në fushën e mjekësisë.


Sipas agjencisë evropiane për mbrojtjen e kufijve ‘FRONTEX’, shkruan DW, në vitin 2016 rreth 123 mijë refugjatë kaluan përmes Ballkanit Perëndimor dhe arritën në vendet e BE-së. Numri i refugjatëve që humbën jetën në përpjekje për të arritur BE u rrit ndjeshëm në vitin 2016.

Marrëveshja synon të parandalojë episode të tilla, të ndodhura në kulmin e krizës së refugjatëve, në periudhën 2015-2016. Për këtë qëllim pritet të ngrihen ekipe të reagimit të shpejtë për të ndihmuar për situata të vështira në rajon, lehtësuar fatkeqësi natyrore apo kriza humanitare.

Marrëveshja ka marrë formën e një projektligji mes qeverive të gjashtë vendeve ballkanike, të cilin duhet ta ratifikojnë parlamentet përkatëse me shumicë të cilësuar ose ndryshe me 3/5 e deputetëve.

Ideja e një marrëveshjeje të tillë rajonale e ka fillesën në vitin 2015, kur kriza e refugjatëve arriti kulmin e saj. Ngritja e Task Forcës mjekësore rajonale ka kosto të konsiderueshme financiare dhe logjistike, të cilat Shqipëria këtë vit është e gatshme t’i përballojë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori