LAJMI I FUNDIT:

Policia në Mitrovicë gjatë fundjavës aplikon kontrolle të shtuara me alkool-test

Policia në Mitrovicë gjatë fundjavës aplikon kontrolle të shtuara me alkool-test

Krahas detyrave të përditshme të zbatimit të ligjit, Policia në Mitrovicë ka shtuar masat e sigurisë të parapara me Planin Operativ , “Sezoni Veror 2021”.

Në kuadër të këtij Plani, duke marrë për bazë fluksin e madh të pjesëmarrjeve në trafik dhe me qëllim të ngritjes të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, gjatë këtij vikendi ka shtuar kontrollet me alkool test.


Kontrolla të tilla me alkooltest janë aplikuar në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Jug, si në rrugët nacionale, rajonale mirëpo duke mos përjashtuar edhe rrugët lokale dhe ato në brendësi të qyteteve.

Gjatë fundjavës janë realizuar rreth 72 kontrolle me alkooltest dhe janë shqiptuar 5 gjoba për kundërvajtje në trafik ndërsa në një rast është ndëshkuar një person në bazë të dispozitave të Ligjit për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (dehje në vend publik).

Policia në Mitrovicë edhe ditëve në vazhdim do të vijoj me këto masa të shtuara me qëllim të identifikimit të rasteve dhe ndëshkimit të gjithë atyre drejtuesve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit  dhe në këtë mënyrë rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik por edhe veten e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori