LAJMI I FUNDIT:

Përfundimet nga “Tryeza e dytë e sportit”

Përfundimet nga “Tryeza e dytë e sportit”
(Foto: KP)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës sot ka mbajtur tryezën e dytë për sportin ku është diskutuar për planet dhe rrugën që duhet ndjekur në hartimin e një strategjie për zhvillimin e sportit në vitet e ardhshme.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në fund të kësaj tryeze deklaroi se janë nxjerrë përfundime të rëndësishme për zhvillimin e sportit dhe se objektivi kryesor është që në fund të viti 2022 në Qeverinë e Kosovës të votohet strategjia shtetërore për zhvillimin e sportit në vendin tonë.


“Pika e parë, hartimi i strategjisë shtetërore për zhvillimin e sportit në kuadër të grupit punues për këtë strategji. U prezantuan rezultatet e hulumtimit fillestar, pra një analizë e gjendjes aktuale në fushën e sportit në Kosovë. Strategjia shtetërore për zhvillimin e sportit hartohet për herë të parë në vendin tonë dhe vjen si rrjedhojë e trajtimit prioritar që ka sporti në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës…Në muajin shtator do ta kemi draftin e parë të strategjisë shtetërore për zhvillimin e sportit ndërsa synimi ynë është që nga fundi i këtij viti ta votojmë në Qeverinë e Kosovës strategjinë kombëtare për zhvillimin e sportit”, tha Çeku.

Tutje i pari i MKRS-së tregoi se është bërë edhe prezantimi i punës për hartimin e koncept-dokumentit për sportin si dhe janë zbuluar detajet nga udhëzimi administrativ për licencimin dhe rilicencimin e federatave sportive.

“Gjithashtu sot prezantimi i punës në hartimin e koncept-dokumentit për sportit, pra një analizë dhe rishikim i legjislacionit të sportit…Qëllimet dhe objektivat e identifikuara për zhvillimin e fushës së sportit të cilat do të identifikohen në kuadër të strategjisë duhet të reflektohen edhe në kornizën legjislative të sportit…Databaza e sportit ishte çështje tjetër që diskutuam në tryezën e sportit sot. Baza e të dhënave për fushën e sportit e cila është identifikuar si nevojë thelbësore për zhvillimin e kornizës ligjore, politikave dhe strategjisë ka filluar të zhvillohet, pra të realizohet dhe në këtë tryezë u prezantuan rezultatet e punës së deritanishme…Udhëzimi administrativ për licencim dhe rilicencim të federatave ishte tjetër diskutim i tryezës së sotme. Pas aprovimit të këtij udhëzimi administrativ, ministria e sportit ka filluar me procesin e zbatimit të këtij udhëzimi. Gjatë kësaj tryeze u prezantuan procedurat e aplikimit për licencim të federatave sportive”, theksoi i Çeku.

Ndërsa presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, deklaroi se diskutimet e sotme ishin shumë pozitive dhe të cilat do t’i shërbejnë punës për zhvillimin e sportit në të ardhmen.

“Sot patëm shumë debate, patëm komente, diskutime, mendime të ndryshime pozitive, të mira që edhe mua si president më kanë ndihmuar shumë dhe me vëmendje të plotë i kamë dëgjuar të gjitha. Diskutuam edhe rreth pikave të cilat i kemi pasur ne tryezën e parë të cilat janë kryer, të cilat janë në vazhdim e sipër, mirëpo sot morëm edhe obligime të tjera që në ditët në vazhdim që së bashku me ministrinë dhe të gjitha ata që kanë qenë këtu dhe ata të cilët kanë marrë detyra të reja të punojmë dhe të ecim përpara”, tha Krasniqi.

Tryeza e tretë e sportit mbi hartimin e strategjisë shtetërore pritet të mbaheet në muajin shtator.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori